E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irani paralajmeron perendimin

Irani paralajmëroi Perëndimin se sanksionet e reja do të kishin pasoja për negociatat për programin bërthamor Iranian. Lajmin e kanë bërë me dije mediat vendase .
Shefi i negociatorëve iranian lidhur me programin bërthamor, Said Xhalili i dërgoi letër shefes së BE-së për Politikë të Jashtme Ketrin Eshton në të cilën thekson se "vazhdimi i negociatave të suksesshme është i mundshëm vetëm në kuader të bashkëpunimit".
Xhalili në letrën e "paralajmëroi Perëndimin për pasoja të cilat do të kishte në negociatat si dhe zbatim të mjeteve të paligjshme kundër popullit iranian", publikoi televizioni shtetëror. Irani ka zhvilluar kete muaj një sërë bisedash intensive me përfaqësues të gjashtë fuqive botërore për programin e tij bërthamor në Moskë, por bisedimet nuk kanë sjellë zhvillime pozitive . Nga ana tjetër SHBA e përjashtoi Kinën dhe Singaporin nga sanksionet ekonomike të vendosura mbi shtete të cilët blejnë naftë iraniane.Sanksionet e SHBA-së janë kane qellim te kryejne presion ekonomik mbi Teheranin, që të dëshmojë se nuk tenton të prodhojë armë bërthamore. Njëzet shtete, mes të cilave India, Koreja e Veriut, Japonia dhe dhjetë shtete evropiane nuk bëjnë pjesë në sanksionet ekonomike të Shteteve të Bashkuara.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›