Straus Kan ndahet nga bashkeshortja
Pas skandaleve seksuale që përfshinë jetën politike dhe personale të ish-kreut të FMN-së, Dominik Strauss-Kahn është divorcuar nga bashkëshortja e tij. Ndarja e çiftit ka ndodhur një muaj më parë, ndërsa lajmi është bërë publik vetëm sot. Anne Sinclair, një trashëgimtare e pasur, e cila kohët e fundit rinisi karrierën e saj si kryeredaktore lajmesh dhe Strauss-Kahn janë divorcuar dhe tashmë jetojnë të ndarë në Paris. Lajmi u bë i ditur nga një burim i afërt me ish-kreun e FMN-së për mediat franceze.
Pak ditë më parë, revista “Closer” njoftoi se Sinclair e kishte nxjerrë nga shtëpia bashkëshortin e saj, të zhytur në një serë skandalesh seksuale, ku me i rëndi ishte ai i majit të vitit të kaluar në SHBA, ku ish-kreu i FMN-se u akuzua nga një punonjëse hoteli për ngacmim seksual. Dominique Strauss-Kahn i ka mohuar vazhdimisht akuzat e ngritura kundër tij, duke i cilësuar si të motivuara politikisht.