E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presion mbi kryeministrin rumun

Një panel akademik ka vendosur se teza e doktoraturës e kryeministrit, Viktor Ponta përmban plagjiaturë në seksione të mëdha, duke rritur kështu presionin që ai të japë dorëheqje. Ponta, 39-vjeçar, që kryeson ish-komunistët social-demokratë, ishte zotuar se do të japë dorëheqjen nëse gjendet fajtor për plagjiaturë, por nuk ka bërë ndonjë koment në lidhje me vendimin e panelit.Ai ka insistuar se akuzat janë të orkestruara politikisht nga presidenti i qendrë së djathtë, Trajan Bashesku.Këshilli Kombëtar 21 anëtarësh për Vërtetimin e Titujve, Diplomave dhe Çertifikatave të Universitetit tha se 85 nga 307 faqet e vlerësuara ishin kopjuar pa u cituar.Vetëm disa orë para këtij vendimi, ministri i arsimit, një aleat i Pontas, kishte shpërndarë panelin, duke thënë se ai duhet të ketë më shumë anëtarë. Por, anëtarët e panelit duket se kanë injoruar urdhrin për shkrirje.
Akuzat per plagjiaturë kanë detyruar disa politikanë evropianë të largohen, presidentin e Hungarisë,  Ministrin gjerman të Mbrojtjes . Ponta është ministri i tretë i Rumanisë i cili ka krijuar pasiguri politike në vend çka ka nxitur dhe  shqetesimet e investitorëve. Pasiguria politike në vend mund të bëjë presion mbi rritjen e shpenzimeve  të Rumanisë. Ponta ka mohuar gjithnjë akuzat për plagjiaturë .
Mbikëqyrësi i doktoraturës se  Pontas, ish kryeministri Adrian Nastase,  ka nisur  denimin me 2 vjet heqje lirie  nern akuzat per korrupsion .

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›