E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irani po e studion Mendimin e GJND-së për Kosovën

Teheran/Beograd, 5 gusht  - Teherani është i gatshëm të ndihmojë në zgjidhjen e "kontestit" të Kosovës dhe në vendosjen e paqes së përhershme dhe të sigurisë në Ballkan, ka deklaruar shefi i diplomacisë iraniane gjatë takimit me të dërguarin e presidentit serb në Iran, në kuadrin e misionit për të penguar njohjen e Kosovës nga 55 vende të botës.
"Irani është i gatshëm që t'i kontribuojë vendosjes së paqes dhe sigurisë në Ballkan dhe në zgjidhjen e problemeve në rajon, posaçërisht të kontestit midis Serbisë dhe Kosovës", ka thënë ministri i Jashtëm i Iranit, Manucer Mottaki.
Sipas mediave serbe, ministri iranian shpreson që Serbia dhe Kosova do të arrijnë një zgjidhje adekuate dhe gjthëpërfshirëse të konfliktit nëpërmjet negociatave konstruktive dhe progresive. Irani, shtet i cili ende nuk e ka njohur Kosovën, është duke përcjellë situatën me vëmendje dhe është duke shqyrtuar Mendimin këshillues të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, sipas të cilit Deklarata e Pavarësisë së Kosovës nuk shkel të drejtën ndërkombëtare, ka thënë shefi i diplomacisë iraniane.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›