E Shtunë, 31 Tetor 2026

Clinton në Turqi: Kërkon përmirësimin e marrëdhënieve

Ankara -Sekretarja e Departamentit amerikan të Shtetit, Hillary Clinton shpreson në zgjerimin e marrëdhënieve me Ankaranë si dhe në frenimin e një vale antiamerikanizmi në vendin anëtar të NATO-s, thanë zyrtarë të lartë amerikanë. Clinton ndodhet sot në një vizitë në Turqi, ku është takuar me liderët turq. "Ekzistojnë të gjitha gjasat për marrëdhënie të reja me Turqinë'', deklaroi një zyrtar i lartë amerikan, i cili është pjesë e delegacionit të Clintonit.

Zyrtari i lartë amerikan, i cili kërkoi të mos identifikohej, tha se shpresonte se zgjedhja e Obamës në postin e presidentit do të përmirësonte imazhin amerikan në Turqi. Ndërkohë, një valë antiamerikanizmi ka përfshirë Turqinë, sidomos që nga koha e pushtimit nën drejtimin amerikan të Irakut, në mars 2005.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›