E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqi, persona të pa njohur djegin 8 makina

Selanik -Tetë automjete janë djegur mbrëmjen e shkuar në Selanik të Greqisë nga persona të pa njohur. Makinat kanë qenë të parkuara para zyrës së Korporatës Energjetike shtetërore në Selanik. Policia njoftoi se një grup personash të maskuar kanë hedhur së paku 15 "shishe me koktej molotov". Pesë nga automjetet, pronë e Korporatës janë shkatërruar tërësisht.

Dyshohet se përgjegjës për sulmin janë anarkistët grekë, të cilët shpesh herë sulmojnë bankat, institucionet qeveritare, stacionet e policisë, zyrat e partive politike dhe organizatat e huaja në Athinë dhe Selanik. Sulme të tilla u shpeshtuan pas vrasjes së një adoleshenti në dhjetor të vitit të kaluar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›