E Shtunë, 31 Tetor 2026

Karzai: Zgjedhjet në Afganistan më 20 gusht

Kabul -Më 20 gusht të këtij viti, Afganistani i shkatërruar nga luftërat dhe varfëria do të zhvillojë zgjedhjet presidenciale. Presidenti vendas, Hamid Karzai njoftoi sot, në një konferencë shtypi që pranonte vendimin e marrë nga komisioni zgjedhor për organizimin e zgjedhjeve më 20 gusht. "E pranoj datën që është njoftuar nga komisioni zgjedhor'', deklaroi Hamid Karzai, tre ditë pas marrjes së vendimit nga komisioni zgjedhor për zhvillimin e zgjedhjeve presidenciale në Afganistan më 20 gusht.

Presidenti afgan bëri sërish një hap prapa, pasi nënshkroi javën e kaluar një dekret duke kërkuar zhvillimin e zgjedhjeve më 21 prill, konform kushtetutës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›