Irani reagon ndaj Clintonit
Irani po reagon ashpër ndaj deklaratave të Sekretares së Shtetit, Hillary Clinton se shteti persian po bëhet një diktaturë ushtarake. Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, akuzoi zonjën Clinton se po përhap "gënjeshtra" dhe se Shtetet e Bashkuara e kanë kthyer rajonin në një "depo armësh". Shumë analistë të Iranit në Uashington i mbështesin deklaratat e Sekretares Clinton.
Garda Revolucionare e Iranit u formua në vitin 1979 për të mbrojtur Revolucionin Islamik të Ajatollah Ruhollah Khomeinit nga ushtria e Shahut.
Tani Sekretarja amerikane e Shtetit, Clinton thotë se garda po u hap rrugën sanksioneve, të propozuara nga Shtetet e Bashkuara, pasi Irani po vazhdon programin e tij për pasurimin e uraniumit.
Zonja Clinton bëri komente për Zërin e Amerikës mbi këtë çështje gjatë vizitës së saj të kohëve të fundit në Gjirin Persik.
"Duket se hapësira e vendim marrjes për klerikët dhe udhëheqjen politike po ngushtohet, por po zgjerohet për Gardën Revolucionare".
Garda ka akumuluar pushtet të konsiderueshëm politik dhe ekonomik vitet e fundit. Pjesa më e madhe e anëtarëve të kabinetit të Presidentit Mahmoud Ahmadinejad përbëhet nga anëtarë të Gardës Revolucionare.
Disa analistë të Iranit në Shtetet e Bashkuara thonë se garda ka fituar më shumë ndikim për shkak të rolit të saj në shtypjen e protestave kundër rizgjedhjes së zotit Ahmadinejadit.