E Shtunë, 31 Tetor 2026

Premtohen ndihma për Madeiran

Bilanci më i ri i viktimave të stuhisë, e cila goditi të shtunën ishullin portugez, Madeira, është 42 të vdekur dhe katër të zhdukur.

Më dramatike përmbytjet janë në kryeqytetin e Ishullit, Funchal, në jug të ishullit.

Reshjet filluan të shtunën në mëngjes, dhe nga mesdita filluan vërshimet e para të mëdha.

Ato u mbështetën nga topografia malore e ishullit, duke krijuar brenda një kohë shumë të shkurtër lumenj uji. Rrugët u mbuluan me baltë dhe gurë nga uji i nëntokës, disa lokalitete u shkëputën nga pjesa tjetër e botës, edhe linjat telefonike u ndërprenë.

Më të këqija pasojat ishin atje, ku valët e përmbytjes arritën qytetin, siç tregon ky burrë: „Një gjë si kjo nuk kam parë gjithë jetën time, ishte si fundi i botës, e pashpjegueshme."

Disa nga viktimat nuk qe e mundur të identifikohen, të afërmit e viktimave, identiteti i të cilave dihet trajtohen psikologjikisht. Punimet e shpëtimit dhe pastrimit po vazhdojnë, ndërsa kryeministri i Portugalisë Jose Socrates, i premtoi qeverisë rajonale mbështetje për përballimin e katastrofës: „Unë dhashë garanci se në këtë moment ne bashkëpunojmë me njëri-tjetrin, se qeveria qendrore e mbështet qeverinë rajonale në këtë situatë krize.“

Sipas informacioneve të pakonfirmuara nga dega e turizmit e vendit, hotelet nuk janë shkatërruar nga vërshimet, dhe nuk ka informata për atë se a ka në mesin e viktimave edhe turistë nga shtetet tjera.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›