Irani, vendi që burgos më shumë gazetarë

Teheran, 10 mars, NOA Irani mund të quhet
fare mirë si vendi që dhunon më shumë lirinë e medias dhe ky përfundim arrin po
tu referohemi të dhënave të gazetarëve të burgosur në këtë vend. Sipas
raportit të Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve, një e treta e gazetarëve të
burgosur në botë gjenden në Iran. Ndërkaq, ky raport thotë ndër të tjera se deri në shkurt kishte informacione se
në Iran 52 gazetarë mbaheshin në burg.
Irani po hyn në një gjendje të përhershme shtypje ndaj medias, pohon Zhoel Simon, drejtuesi i Komitetit.
Ai shton më pas se qeveria iraniane do ta humbasë luftën kundër informacionit, por theksoi se gazetarët iranianë po paguajnë një çmim shumë të lartë.
n.e/NOA