E Diel, 1 Nëntor 2026

Izrael, Biden: Të shtohen kontaktet me palën palestineze



Zëvendëspresidenti amerikan Joe Biden e garantoi ditën e marte Izraelin për përkushtimin e Uashingtonit në garantimin e sigurisë dhe deklaroi se fillimi i bisedimeve me palestinezët ishte momenti real për paqe.
Biden, i cili mbërriti ditën e hënë në Izrael për një vizitë zyrtare, është zyrtari më i lartë amerikan që viziton Izraelin që kur Barak Obama mori detyrën e presidentit. "Nuk ka aspak çështje të diskutueshme ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit për sa i përket sigurisë", deklaroi Biden. Vizita e tij përkon me marrëveshjen ndërmjet palestinezëve dhe izraelitëve për të rinisur bisedimet e paqes që u ndërprenë në dhjetor të vitit 2008.
"Unë mendoj se aktualisht kemi një mundësi reale për të shtuar kontaktet me palën palestineze", deklaroi Biden gjatë një takimi me presidentin e Izraelit, Shimon Peres. Biden ka në plan të takohet me liderët palestinezë ditën e mëkurë në Bregun Perëndimor. "Interesat e palestinezëve dhe izraelitëve janë më të mëdha në të njëjtën linjë se sa në opozitë", deklaroi Biden. Gjatë fjalës së tij zyrtari i lartë amerikan nuk harroi që të përmendte edhe qëndrimin e SHBA-së ndaj Iranit si edhe mosrespektimin e parametrave të transparencës nga ana e shtetit islamik përsa i përket çështjes së shumëdebatuar të programit bërthamor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›