Papandreu: Borxhi ynë mund të shkaktojë krizë të re botërore
Kryeministri grek, Jorgos Papandreu, deklaroi sot se borxhi i lartë shtetëror i vendit të tij mund të shkaktojë një krizë të re financiare në gjithë botën. Në një deklaratë për mediat të mbajtur në Uashington, kreu i ekzekutivit grek tha se deficiti shumë i madh i Greqisë, gati 13 për qind i prodhimit bruto. ka pasoja për Evropën. Në një takim me Presidentin Barak Obama këtë të martë, Kryeministri i shtetit helen dëshiron t'i bëjë thirrje vendeve evropiane dhe Shteteve të Bashkuara që të veprojnë së bashku kundër spekuluesve, të cilët sipas fjalëve të tij, ata po bëjnë që kostoja e huave që merr vendi tij të arrijë nivele të paqëndrueshme.