E Diel, 1 Nëntor 2026

Irani, vritet profesori i fizikës bërthamore, akuzohej agjent amerikan dhe sionist

Teheran, 12 janar NOA - Një profesor i fizikës
bërthamore në Teheran është vrarë mëngjesin e ditës së sotme nga shpërthimi i
një bombe vendosur në një motoçikletë, pranë shtëpisë së tij.

Sipas autoriteteve vendore, vrasja e tij është
e lidhur me çështjen bërthamore të Iranit.

Masud Ali-Mohammadi, profesori i vrarë ishte
një ekspert në fushën e energjisë bërthamore 
dhe një mbështetës i fortë i Revolucionit Islamik, që përmbysi regjimin
e Shahut më 1979.
Sipas Press TV, televizionit shtetëror të Iranit profesori akuzohej si agjent
i amerikanëve dhe sionist.

Prokurori i Teheranit, Abaz Jafari-Dolatabadi,
ka deklaruar se shpërthimi ndodhi ndërsa Ali-Mohammadi doli nga makina pranë shtëpisë
së tij në lagjen Qeitarieh dhe se ende nuk ka asnjë të arrestuar.

Nga shpërthimi i bombës, ka theksuar prokuroi
i Teheranit nuk pati viktima të tjera, përveç dy të plagosurve lehtë të cilët tani
janë duke u trajtuar në spital.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›