Raporti i OKB: Në vitin 2009 janë vrarë 2412 persona gjatë luftës në Afganistan

Kabul, 13 janar, NOA Viti i kaluar mund të
quhet i zi për Afganistanin, sipas një raporti të fundit të Organizatës së Kombeve
të Bashkuara, i cili konfirmon se gjatë tij janë vrarë 2412 persona civilë dhe nga forcat
e udhëhequra nga NATO në këtë vend.
Ky është cilësuar sipas ekspertëve si numri më
i lartë i vdekjeve të shënuara për një vit, prej përmbysjes së regjimit
taliban, në fund të vitit 2001.
Sipas të dhënave të konfirmuara nga misioni i Kombeve të Bashkuara në
Afganistan, nëse krahasohet me vitin e mëparshëm 2008, ky numër i vdekjeve
civile paraqet një rritje në nivelin prej 18 %.
Në vitin 2008 ishin shënuar 2118 vrasje të
civilëve, ndërsa të dhënat e vitit të kaluar flasin për një rritje të numrit të
tyre.
Ndërkaq, Kombet e Bashkuara theksojnë se mëse 1630 vrasje gjatë vitit 2009,
ishin shkaktuar nga militantët talibanë, duke paraqitur kështu një rritje prej
40 % në krahasim me vitin 2008.
n.e/NOA