Google: Nuk do ofrojmë më shërbim në Kinë po u sulmuam

Pekin, 13 janar, NOA - Pas sulmeve ndaj
adresave të postës elektronike të aktivistëve për mbrojtjen e të drejtave të
njeriut, kompania e njohur e internetit Google nuk e di nëse do të vazhdojë
më të ofrojë shërbimin në Republikën Popullore të Kinës. Në mes të dhjetorit ishtë sulmuar masivisht
një server i Google dhe firmave të tjera perëndimore, me qëllim depërtimin tek
të dhënat e aktivistëve për të drejtat e njeriut.
Lajmi është bërë me dijeni nga një zëdhënës i
Google në San Francisco, sipas të cilit javën e ardhshme me qeverinë në Pekin
do të zhvillohen bisedime për të shqyrtuar mundësitë dhe mënyrat e operimit të
mëtejshëm në Kinë.
Google nuk e akuzuar drejtpërdrejt qeverinë
kineze për përfshirje në këto sulme, por tha se për shkak të incidentit,
kompania nuk ka gatishmëri për të vazhduar censurimin e rezultateve në makinën
e tij të kërkimit në Kinë.
Gjatë katër viteve të kaluara qeveria e Kinës kishte kërkuar zvogëlimin e
rrjedhjes së informacioneve, që konsideroheshin vërejtje për regjimin komunist
të këtij vendi.
n.e/NOA