E Diel, 1 Nëntor 2026

Vazhdojnë tensione të reja mes Izraelit dhe Turqisë

Ndërmjet shtetit Izraelit dhe atij të Turqisë ka patur tensione të reja për shkak të një seriali televiziv të konsideruar si antisemit.
Radioja izraelite njoftoi, se ambasadori izraelit në Ankara, Gabi Levi, është thirrur për një bisedë sqaruese në Ministrinë e Jashtme në Ankara.
Izraeli kishte dorëzuar më parë një notë proteste në lidhje me vazhdimin e serialit turk "Lugina e ujqve".
Filmi rrëfen ndër të tjera rrëmbimin e një fëmije turk, i cili ishte përgatitur për të shkuar në luftë kundër palestinezëve nga një agjent i shërbimit sekret të jashtëm izraelit, Mossad.
Ambasadori turk në Izrael u thirr ditën e hënë për një bisedë në parlamentin izraelit, në Kneset.
Që në transmetimin e pjesës së parë të serialit kishte patur ankesa, se filmi nxit kundër hebrenjve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›