E Diel, 1 Nëntor 2026

Tërmeti godet Haitin, shemben godinat qeveritare, dhjetëra të humbur nën rrënoja

Porto Princ, 13 janar, NOA Haiti është
goditur nga një tërmet i fuqishëm me epiqendër në afërsi të kryeqytetit të tij,
Porto Princ, duke shkaktuar shkatërrime të konsiderueshme në ndërtesa dhe njerëz.

Sipas ekspertëve të këtij vendi, ky është tërmeti
më i fuqishëm që ka goditur këtë vend që prej dy shekujsh.

Të dhënat e mediave vendase tregojnë se pallati
presidencial dhe ndërtesa të tjera qeveritare në kryeqytetin e vendit janë dëmtuar
rëndë së bashku me shumë ndërtesa banimi, por ende nuk ka konfirmime për numrin
e viktimave të shkaktuara nga gjendja nën rrënoja e shumë trupave ende të
pagjetur.

Tërmeti me një fuqi 7 ballë i shkallës Rihter
u shoqërua me pasgoditje dhe përfshiu një lëkundje e cila kapi masën prej 5.9
ballë, duke rritur pritshmërinë e mjaft dëmeve në këtë rajon të shkaktuara prej
forcës së madhe goditëse të tij.

Bëhet me dijeni ndërkaq se lëkundjet e tërmetit
u ndjenë edhe në Republikën Domenikane e cila ndan ishullin Hispanola me
Haitin.

Haiti gjithashtu shtrihet në mes të rripit të
stuhive detare, duke e bërë atë vend objekt të stuhive të fuqishme tropikale
gjatë stinës verore të Hemisferës Veriore.

n.e/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›