Irlanda e Veriut përfundon procesin e gjatë për vetëadministrim
Me votimin e saj për reformat në polici dhe drejtësi, parlamenti në Irlandën e Veriut ka përfunduar procesin për vetëadministrim të provincës britanike. Reforma parashikon emërimin e një ministrie të vetën të drejtësisë. Përveç kësaj Irlanda e Veriut do të ketë edhe një prokuror të përgjithshëm. Përgjegjësitë do të transferohen nga qeveria në Londër më 12 prill. Ministrja e Jashtme amerikane Hillary Clinton foli për një hap të rëndësishëm për konsolidimin e procesit të paqes në ishullin irlandez.