E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosova e Banka Botërore, 2 marrëveshje me vlerë 20 mln dollarë

Nënshkruhet marrëveshja për kredinë e parë
Qeveria e Kosovës dhe Banka Botërore nënshkruan të mërkurën dy marrëveshje në vlerë prej 20 milionë dollarësh. Njëri është projekt i Bankës Botërore, në vlerë prej 12.3 milionë dollarësh, ka të bëjë me regjistrimin e pasurive të patundshme dhe kadastrën në Kosovë, ndërkaq, projekti tjetër në vlerë prej 8 milionë dollarësh ka të bëjë me modernizimin e sektorit publik në Kosovë.

Në emër të qeverisë së Republikës së Kosovës marrëveshjet i ka nënshkruar ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala dhe në emër të Bankës Botërore, Ranjit Nayak.

Kryeministri Hashim Thaçi i vlerësoi shumë të rëndësishme këto projekte. Ai tha se, implementimi i tyre do te ndikojë drejtpërdrejt ne ngritjen e mëtejshme të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe të shërbimeve që ato ofrojnë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›