E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjukanoviç: Serbia ka probleme me gjithë rajonin



Kryeministri malazez Milo Gjukanoviç ka kritikuar ashpër Serbinë, duke e akuzuar se ka për qëllim ta paraqesë Malin e Zi si "shtet kriminal".

Në një intervistë për TV malazez Gjukanoviç ka thënë se Beogradi synon të komprometojë shtetin malazez dhe të tregojë se Mali i Zi nuk ka kapacitete juridike që të jetë shtet i pavarur.

E gjitha kjo tregon, tha ai, se problem thelbësor nuk është qendrimi malazez ndaj Kosovës, por problem thelbësor është pavarësia e Malit të Zi dhe ata nuk janë pajtuar me të drejtën e Malit të Zi që të marrë vendime të veta.

Gjukanoviç ka thënë se Serbia ka probleme me të gjitha shtetet e rajonit, Kroacinë, Bosnjën, Kosovën, Maqedoninë dhe Malin e Zi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›