E Diel, 1 Nëntor 2026

Shaqja "Gracka", çel projektin e fëmijëve në teatrin "Metropol"

Shfaqja "Gracka" ka çelur projektin kushtuar fëmijëve. Teatri i Metropolit në Tiranë ka vendosur që në këtë sezon të vijë pranë vogëlushëve me këtë projekt të ri. Si gjithmonë në përrallat më të dashura për fëmijë ,kafshët do të jenë personazhet e kësaj shfaqjeje. Sipas drejtorit të teatrit Metropol Kiço Londo të gjithë do të ngelen të kënaqur nga fillimi i kësaj tradite.
Fëmijët e kryeqytetit ,por jo vetëm, tani kanë një tjetër mundësi argëtimi. Salla e mbushur plot tregon edhe padurimin që kanë ata.
Evenimenti kushtuar fëmijëve do të jetë në skenë çdo fundjavë deri në 27 dhjetor.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›