E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ronaldo, klas dhe zemër: Fitore për djalin e Martins

Kristiano Ronaldo ishte padyshim më i miri në fushë në ndeshjen mes Portugalisë dhe Bosnjes, e përfunduar 6-2 për ekipin iberik.

 Por, përveç dy golave të shënuar, ylli i Realit të Madridit në fund ka treguar edhe një anë tjetër të tij, duke ia dedikuar fitoren djalit 3-vjeçar të Karlos Martins, lojtarit tjetër të Portugalisë.

Ai vuan nga leuçemia dhe ka nevojë për një transplant palce. “Jemi të gjithë me të dhe me shpresën që sa më shumë persona të dhurojnë gjak dhe palcë”, tha Ronaldo.
(el.me/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›