E Diel, 1 Nëntor 2026

Sarandë, burri vret gruan me armë zjarri, më pas vetëvritet

Një krim në familje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Sarandë, ku një burrë ka vrarë me armë zjarri bashkëshorten e tij dhe më pas veten.
 

Ngjarja e rëndë është shënuar në fshatin Berdenesh ku shtetasit Ismail Lelaj 70 vjeç ka vrarë me armë bashkëshorten e tij Thëllëza Lelaj dhe më pas është vetëvrarë.
 

Ende mbeten të paqartë motivet e krimit ndërsa trupat e pajetë të dy bashkëshortëve janë dërguar në morgun e Sarandës ku do t`u bëhet edhe ekspertiza.
 

Ndërkohë policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë e cila ka tronditur fshatin Berdenesh të Sarandës.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›