Tahiri – Malaj sherr në sallë
28/10/2011 PD e PS bashkojnë votat për 3 ligje të tjera, por jo për ligjet që duan 84 vota
Incidentit në Kombinat, transferohet në sallën e kuvendit
Herion Mesi
Përçarja e Partisë Socialiste vetëm pak ditë para mbajtjes së Kongresit sa vjen e thellohet. Kalimi i kreut të PS-së së Vlorës 5 ditë më parë në radhët e LSI-së duket se ishte një nga sinjalet e klimës së tensionuar që ekziston brenda forcës më të madhe opozitare në vend. Incidenti i radhës ndodhi në seancën e djeshme plenare mes dy deputetëve socialistë Arben Malaj e Sajmir Tahiri, i cili ka ofenduar kolegun e tij të grupit parlamentar me një fjalor banal.
Tahiri shan Malajn
Konflikti midis dy deputetëve të PS-së ndodhi pas ndërprerjes për 5 minuta të seancës plenare nga Kryetarja e Kuvendit, ngaqë deputeti Tahiri po fliste për ngjarje që nuk ishin pjesë e rendit të ditës. Në përfundim të replikës me Topallin, Tahiri largohet nga foltorja duke i rënë anash sallës në drejtim për të dalë nga salla. Teksa po dilte, ai ka dëgjuar bisedën e deputetëve Malaj dhe Çuko, të cilët po diskutonin për prishjen e bashkëbisedimit që po zhvillohej nga kundërshtarët e Ramës me bazën socialiste në Kombinat mbi modernizimin e Partisë Socialiste. Kaq ka mjaftuar që Tahiri t’i drejtohej Malajt me fjalët: “Ej, ti b... q..., që thua se takimin ta kam prish unë”. Malaj nuk reagoi. Më pas Tahiri ka shkëmbyer disa fjalë të tjera nën zë me Malajn, gjë që ishte e pamundur të dëgjoheshin nga gazetarët e pranishëm dje në sallën e Kuvendit, ku temë e ofendimeve ishte prishja e takimit në Kombinat. Pas pak sekondash debat verbal ka ndërhyrë deputeti Arben Çuko, që i ka kujtuar Tahirit se po bëhej objekt i kamerave dhe më pas e ka tërhequr në drejtim të hollit, duke e nxjerrë jashtë sallës së Kuvendit.
Sherri në takimin e Malajt në Kombinat
Takimi i së dielës i deputetit Arben Malaj në Kombinat është tentuar të prishej në mënyrë të dhunshme. Aktiviteti i planifikuar që të zhvillohej në orën 18:00 të së dielës në një prej lokaleve të Kombinatit në Tiranë ka vazhduar normalisht deri në çastin kur disa persona kanë ndërhyrë gjatë bashkëbisedimit, duke provokuar të pranishmit. Stafi i deputetit Malaj në reagimin e tyre theksuan se personat që kishin si mision prishjen e aktivitetit politik ishin të komanduar nga drejtuesit e PS-së dhe deputetët e Tiranës. Ndërkohë mes tyre ka dhe njerëz që janë të punësuar në administratën e njësisë bashkiake, e cila u fitua më datën 8 maj nga kandidati socialist.
Pavarësisht ilaritetit të krijuar në disa çaste, në sallë u bë e mundur shmangia e tensionit mes të pranishmëve. Një ngjarje e tillë shihet si reagim i drejtuesve të PS-së ndaj turit që ka ndërmarrë Malaj në gjithë vendin për modernizimin e partive politike në Shqipëri.
Përgënjeshtrimi i Tahirit
Në një bisedë informale të zhvilluar dje me deputetin socialist në ambientet e Kuvendit Tahiri përgënjeshtroi se e ka sharë kolegun e tij Malaj. “Nuk e shava Malajn, iu afrova vetëm për ta përqafuar atë. Nuk kemi asnjë konflikt me njëri-tjetrin”, - tha Tahiri. I pyetur më pas se mos ishte Malaj ai që e provokoi incidentin duke e sharë Tahirin, ky i fundit la të kuptohej se konflikti është i pranishëm, pasi nuk e mohoi atë duke thënë se “nuk guxon njeri që të më shajë mua”, - deklaroi Tahiri.