Irlandë e Veriut,vritet agjenti i policisë

Një oficer i policisë u vra gjatë një prite në zonën Craigavon, rreth 40 kilometra nga kryeqyteti Belfast. Ishte hera e parë në më shumë se 10 vjet që një oficer policie në detyrë vritet në provincën ku vazhdon të respektohet një proces i brishtë paqeje mes Unionistëve protestantë dhe nacionalistëve romano-katolikë. Sulmi ndodhi disa ditë pas vrasjes së parë të ushtarëve britanikë në provincë që prej 12 vjetësh. Dy ushtarët u vranë gjatë një sulmi në një bazë të ushtrisë në qytetin Antrim. Një grup republikan që e quan veten IRA e vërtetë tha se ishte përgjegjës. Ministri i Parë i provincës, Peter Robinson tha se i vinte neveri nga përpjekjet e terroristëve për të destabilizuar Irlandën e Veriut.