E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulm kamikaz në Sri Lanka, 15 të vdekur

15 persona kanë gjetur vdekjen në një sulm kamikaz në Sri Lanka. Ngjarja ndodhi përpara një xhamie në qytetin jugor Akuressa. Rreth 20 persona mbeten të plagosur, mes të cilëve edhe dy ministra. Shpërthimi ndodhi ndërsa zyrtare të qeverisë ishin mbledhur në xhami për një festë islamike. Ministria e Mbrojtjes tha se sulmi u krye nga rebelët e Tigrave të Tamilit, por ata nuk e kanë marrë ende përgjegjësinë. Sipas një dëshmitari, kamikazi kishte si objektiv 6 ministra, që ishin pjesë e procesionit drejt xhamisë. Kamikazi me biçikletë shpërtheu veten ngjitur me turmën e njerëzve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›