E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kore e Jugut varrosen dy marinaret e vrare

Koreja e Jugut ka mbajtur ceremonine mortore per dy marinaret e vrare kur Koreja e Veriut qelloi nje seri raketash ndaj ishullit jugor Jeonpjeong ne fillim te javes.

Situata ne gadishull mbetet e tensionuar. Shtetet e Bashkuara i bene thirrje Kines qe te shtoje presionin ndaj Penianit me qellim ndaljen e incidenteve te metejshme.

Te pakten kater koreano-jugore mbeten te vrare nga bombardimi nje nga perplasjet me te renda qe nga perfundimi i luftes koreane.

Jugu i cili iu kunderpergjigj sulmit ka njoftuar nderkohe se do te zhvilloje nje stervitje ushtarake me Shtetet e Bashkuara duke filluar nga dita e djel.

Ndersa Kina ka deklaruar se prioriteti numer 1 i saj eshte te mbaje situaten nen kontroll dhe per kete arsye ka zhvilluar bisedime si me Penianin ashtu dhe Uashingtonin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›