E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtyhet sërish gjyqi ndaj Bandës së Durrësit

Shtyhet sërish në Gjykatën e Krimeve të Rënda gjyqi ndaj Bandës së Durrësit. Këtë herë shkak për shtyrjen e seancës është bërë mungesa e gjyqtares Nertina Kosova e cila ndodhet për një trajnim në Shtetet e Bashkuara.
 

Në seancën e sotme pritej që mbrojtja të paraqeste konkluzionet e saj për çështjen ndërsa në seancën e kaluar ajo kërkoi nga gjykata që ti lërë një kohë të mjaftueshme për të përgatitur mbrojtjen e tyre, pasi çështja është komplekse dhe mjaft voluminoze.
 

Gjithashtu gjyqtari i çështjes Gurali Brahimllari ka bërë me dije se për mungesë të disa avokatëve të cilët kanë sjellë shtyrjen e gjyqit, do të lajmërohet dhoma kombëtare e avokatisë si dhe ministria e drejtësisë për të marrë masa ndaj mbrojtësve të të pandehurve.
 

Ndërkohë prokuroria ka lexuar 282 faqe pretencë të saj ku ka kërkuar burgim të përjetshëm, për Lulzim Berishën për Plaurent Dervishaj, Indrit Taullai, si dhe Endrit Dokle. Madje edhe Adriatik Coli ka marrë masën e dënimti nga akuza me burgim të përjetshëm pro për shkak të satatusit që aim ban, atë të penduarit të drejtësië pasi ka ndihmuar prokurorinë për të zbardhur krimet e kryera nga banda, ka përfituar ulje dënimi në 10 vjet burg.
 

Ndërsa 25 vjet burg ka kërkuar prokurori për Sardian Sulejmanin, Kujtim Bunën, Altin Ollonin, Elvin Hoxhosmanin, Alban Nelin, Selman Hetin dhe , Spartak Kalthin. Me 20 vjet burg ka kërkuar akuza për anëtarët e tjerë të bandës së Durrësit Altin Nikollën dhe Kristian Begun, ndërsa për Ahmet Ajetin dhe Osman Karpozi me 21 vjet heqje lirie.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›