Irlandenzët miratojnë Traktatin e Lisbonës
Votuesit irlandezë kanë mbështetur fuqishëm Traktatin reformues evropian të Lisbonës, deklaroi sot kryeminstri Brian Cowen.
Duke shpallur fitoren e fushatës "po" të qeverisë, pa përfunduar ende procesi i numërimit të votave të referendumit të zhvilluar dje, kryeministri Cowen theksoi në një konferencë të posaçme shtypi se "Traktati i Lisbonës do të çohet përpara bindshëm".
"Populli irlandez ka folur sot me një zë të qartë dhe të fuqishëm. Është një ditë e mirë për Irlandën dhe është një ditë e mirë për Evropën", u shpreh ai.