Kosovë, Florim Ejupi shpallet i pafajshëm
Florim Ejupi, i dënuar me 40 vjet burg, është liruar nga Burgu i Dubravës. Vendimi për lirimin e tij është marrë tetë vjet pas qëndrimit të tij në qeli. Kolegji i Gjykatës Supreme, në përbërje të të cilit ishin tre gjykatës ndërkombëtarë dhe dy vendorë, ka urdhëruar lirimin e Florim Ejupit në mungesë provash. Lënda e tij ishte ngritur para Gjykatës Supreme, e cila pas shumë orësh shqyrtimi të kësaj lënde, vendosi ta lirojë atë menjëherë. Ky vendim ishte marrë njëzëri nga të pesë gjykatësit dhe për marrjen e këtij vendimi u informua menjëherë edhe Gjykata e Qarkut në Prishtinë.
Gjykatësit, në ditët në vazhdim, pritet të japin një shpjegim më të gjerë me shkrim rreth vendimit të tyre. "Kolegji i Gjyqtarëve nga Gjykate Supreme, i përbërë prej pesë gjykatësve - tre gjykatësve nga EULEX-i dhe dy gjykatësve vendorë - urdhëroi lirimin e tij të menjëhershëm nga Burgu i Dubravës, pasditen e datës 12 mars. Ai u lirua nga çdo akuzë në mungesë provash", thuhet në një komunikatë shtypi, të lëshuar nga EULEX-i.
Një ditë pas lirimit të tij nga Burgu i Dubravës, ku kishte qëndruar i pafajshëm për tetë vjet, Florim Ejupi thotë se ndjehet mirë që më në fund drejtësia është vënë në vend. "Në Gjykatën Supreme më liruan nga të gjitha akuzat dhe unë jam i lirë tani", tha Ejupi. Ai shtoi se një vendim të tillë e kishte pritur edhe më herët, pasi "dënimi ndaj meje ishte i padrejtë" dhe se, sipas tij, e gjitha ka qenë e montuar. "Gjithmonë e kam ditur që do të lirohem, pasi ai dënim ka qenë i padrejtë, me dëshmitarë të montuar dhe i gjithë rasti ka qenë i montuar", tha Ejupi.
Mahmut Halimi, avokati që për tetë vite mbrojti Ejupin, tha se që prej fillimit, vendimin për dënimin e klientit të tij e kishte vlerësuar skandaloz për drejtësinë në përgjithësi dhe për administratën e UNMIK-ut. Sipas tij, në gjykimin ku Ejupit i ishte shqiptuar dënimi prej 40 vitesh, ka pasur shkelje esenciale, me prova të papranueshme e të inskenuara. "Kam pasur shumë besim që drejtësia do të ngadhënjejë dhe me vendimin e Gjykatës Supreme të përbërë nga trupi gjykues i EULEX-it është bërë lirimi i klienti tim", tha avokati Halimi.
Pas lirimit, Ejupi i është bashkuar gruas dhe fëmijëve të tij, ndërkohë që kërkon që një vendim i ngjashëm të merret edhe për të gjithë të burgosurit në Burgun e Dubravës, që gjenden në pavijonin numër 1, ku janë të vendosur ish-ushtarët e UÇK-së. Sipas tij, shumica e ish-luftëtarëve të UÇK-së janë duke u mbajtur në burg me akuza të montuara nga administrata e UNMIK-ut. Për tetë vitet e kaluara në burg, Ejupi thotë se do të kërkojë kompensim, mirëpo deri më tani, ai tregon se nuk e ka menduar ç‘kërkesë do të parashtrojë. "Do të kërkoj kompensim... Do të pushoj disa ditë tani, e më pas të shohim", tha ai.
Ejupi, tani 30-vjeçar, nga fshati Sekiraqë i Podujevës, ishte dënuar me 40 vjet heqje lirie, pasi ishte shpallur fajtor si aktor kryesor për shpërthimin e vitit 2001 në një autobus të Nish Ekspresit, ku humbën jetën 11 serbë dhe disa të tjerë u plagosën. Ky dënim kishte ardhur, pasi trupi gjykues ndërkombëtar, i udhëhequr nga Hanjalka Karpati, kishte vërtetuar se Florim Ejupi ka kryer gjashtë vepra të rënda penale. Ejupi ishte dënuar për 11 vrasje, dhjetëra të plagosur, për terrorizëm, shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, diskriminim racial dhe mbajtje të paligjshme të eksplozivit.