Irlandezët i thonë "po" Traktatit të Lisbonës
Sipas rezultateve jozyrtare, votuesit irlandezë kanë votuar pro zgjerimit të Europës në referendumin e të premtes.
Ky fakt rrit shpresat e Bashkimit Europian për një rol më të rëndësishëm global.
Irlandezët duket se kanë marrë në konsideratë paralajmërimt e bëra nga udhëheqësit politikë dhe ata të biznesit se në rast të një vote negative ndaj "Lisbonës", kjo mund të sillte largimin e investitorëve të huaj dhe do ta izolonte vendin pikërisht në momentin që po përpiqet të dalë nga recesioni.
Vitin e kaluar Irlanda i dha përgjigje negative Traktatit të Lisbonës, i hartuar për t'i dhënë një dinamikë më të fortë vendimmarrëse bllokut 27-vendësh me një popullsi prej rreth gjysmë miliard banorësh.
Traktati, që do t'i garantojë BE-së një mandat presidencial afatgjatë dhe një fuqizim të postit të shefit të politikës së Jashtme, duhet të ratifikohet nga të 27 vendet anëtare që të mund të hyjë në fuqi.
"Ka shenja dhe shifra shume pozitive për kampin mbështetës të traktatit,"- deklaroi Billy Timmins, drejtori i fushatës elektorale për partinë opozitare Fine Gael, e cila zhvilloi një sondazh paraprak ku tregohej se 40-60 për qind mbështetën traktatin në referendumin e djeshëm.