E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, arrest shtëpiak për komandatin e kroçieres

ITALI - Kapiteni i anijes 'Costa Concordia' pas aksidentit të së cilës mbetën 11 persona të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur është liruar nga paraburgimi dy netë më parë dhe i është caktuar se do të jetë në arrest shtëpiak. Francesco Schettino akuzohet për vrasje pa paramendim, aksidentim të anijes dhe ikjes nga ajo.

Avokati i tij ka thënë se kapiteni kategorikisht i hedh poshtë akuzat se kishte ikur nga anija para evakuimit të udhëtarëve, duke thënë se ai ka shpëtuar shumë njerëz. Tani Schettino do t'iu nënshtrohet testeve për t'u konstatuar nëse ishte nën ndikimin e substancave në kohën e aksidentit. Njëkohësisht më shumë se 70 udhëtarë të anijes kanë ngritur padi kundër kompanisë 'Costa Crociere' në pronësi të së cilës ishte anija e fundosur.

Ndërkohë, autoritetet në Itali e kanë ndërprerë kërkimin e personave të zhdukur në anije, për shkak se ajo ka filluar të fundoset edhe më thellë dhe nuk është e sigurt për operacionet e kërkimit.

(er.nu/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›