E Diel, 1 Nëntor 2026

Shegushja dekonspiron në TV të ngrënit, sherr i madh me Oltën, debatet për më shumë rregull në çadër dhe dëshirat e mëdha

Kronika e grevës së urisë, vëzhguar sipas standardeve alla “Big Brother” (11)

Sherr i madh ka nisur mes grave deputete greviste të PS-së. Strumbullari i këtij sherri janë Olta Xhaçka dhe Shegushe Ligori, të cilat nuk e fshehin armiqësinë për njëra-tjetrën. Ato vetë, ndërsa grisen vend e pa vend me njëra-tjetrën, nuk e kuptojnë shumë shkakun, por zëra nga brenda grevës e lidin këtë armiqësi midis tyre, me “luftën” se kush do të jetë nesër pasi të dalin nga greva e urisë, më afër zemrës së kryesocialistit Edi Rama.
Kulmi ka arritur dy net më parë, kur në një lidhje direkte me një televizion, ato nuk e fshehën armiqësinë mes tyre.
Në fillim në televizion foli Shegushja, e cila mes nostalgjisë u shpreh se, “në ditët e grevës më mungojnë xhirot e pasditeve me shoqet, shokët etj..., “.
Silur këtë të priste, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Olta Xhaçkës, sërish në të njëjtin televizion.
Duke bërë paksa si e inatosur, Olta Xhaçka ia priti, “nuk është koha e nostalgjive, por kemi qëllim kutitë....”.
Sikur mos të kishte ndërhyrë moderatori i emisionit, kishte të ngjarë që ato të kapeshin prej flokësh më njëra-tjetrën, në një transmetim “live” në televizion.
Sherri ka vazhduar me dy deputeteve, edhe për gjatë gjithë ditës së djeshme.
Këtë herë, shkak ka qenë një deklarim i Shegushes në televizion, e cila në tentativë për të shpjeguar regjimin ditor brenda çadrës së pretenduar se zhvillohet një grevë urie, ajo u shpreh, “pasi ngrihemi, hamë mëngjesin...”.
Një dekonspirim, në një ekran të televizionit të faktit që grevistët e urisë, hanë në çadrën e grevës, nuk ia ka falur Shegushe Ligorit, jo vetëm Olta Xhaçka, por as Fatmir Xhafaj, si edhe Erion Veliaj...
* * *
Një mi për pak sa ka ngordhur dje në ambientet e çadrës në të cilën pretendohet se është duke u zhvilluar një grevë urie. Shkaku i këtij rasti “aksidental”, ka qenë një prezervativ që miu e kishte kapërdirë.
Fillimisht kishte qenë Ilir Beqja, që e kishte parë miun, me këmbë përpjetë, duke u përpëlitur. Si njeri i ndjeshëm, ai menjëherë i kishte ofruar ndihmë miut. Duke kuptuar se atij, diçka i kishte ngecur në fyt, nxitoi, i mori një pincë deputetes mjeke Klodiana Spahiu dhe menjëherë filloi të “peshkojë” në fytin e miut.
Ndërkohë, lajmi u përhap menjëherë nëpër të gjithë çadrën dhe të gjithë “të mbeturit”, u grumbulluan rreth Ilir Beqjas...
Habia, ishte shumë e madhe, kur panë se Ilir nxori pincën nga goja e miut, në fund të së cilës, ai kishte “peshkuar” nj prezervativ.
të gjendur të papërgatitur për atë që panë, grevistët, reaguan në forma të ndryshme. Kishte edhe nga ata që nuk i vunë në dyshim aftësitë prej prestigjiatori të Ilir Beqja, duke pasur bindjen se atë prezervativ ai e nxori nga tjetër kund...
Kishte edhe nga ata që “i qanin hallin” miut “të shkretë”, pse kishte ngatërruar prezervativin, me lëkurën e sallamit, ndaj edhe e kishte gëlltitur menjëherë.
Ndërsa të tjerë grevistë, mallkonin miun i cili me “paaftësinë” e tij, kishte ngatërruar lëkurën e sallamit me prezervativin, duke e çuar dëm një mjet të rëndësishëm “mbrojtës”
Në komentet e postshpëtimit të miut, nuk mungonin edhe qëndrimet radikale, që bënin thirrje për më shumë përgjegjshmëri, sidomos në drejtim të mbajtjes së pastër të ambientit të fushimit.
Menjëherë, pa shumë diskutime, u vendos si një kusht kryesor i rregullores së brendshme, që të mos hidheshin lëkurat e sallamit dhe prezervativët, në mënyrë kaotike në ambientet e grevës së urisë...

* * *
Duke qenë se “të mbeturve” në grevën e pretenduar të urisë, nuk ju mungojnë mjetet e komunikimit, të shkruara, apo vizive, ata në një kohë reale i kanë krijuar kështu vetes kushte, për tu informuar menjëherë me të rejat më të fundit. Në morinë e informacioneve që “thithin” nga mediat, nuk ju kanë munguar as “flash”-et, sipas të cilave, “x”, apo “y” yll nxori në treg parfumin me emrin e saj.
Kaq ka mjaftuar, që Olta Xhaçka të hedhë idenë e nxjerrjes edhe nga ana e tyre, grevistëve, të një parfumi të tyre.
Duke marrë shkas, në çarjen përpara të kësaj ideje edhe nga filmi “Parfumi”, ku personazhi kryesor, krijonte parfumet të ndryshme, me aromën e flokëve të femrave të ndryshme, menjëherë Shegushja e ka hedhur “në tavolinë” këtë “mundësi”, pa ju lënë kohë të tjerave për diskutim.
Nën argumentin për mbushjen e mendjes së tyre, se “për deri sa Edi Rama, është i gatshëm të vërë trupin e tij ën shërbim të grevës së urisë, pse ne të mos vëmë në shërbim flokët tona, për një gjë më madhore, për një parfum ‘origjinal’”.
Fillimisht, pati disa debate por pas pak kohe me konsensus, u vendos që emri i parfumit të ishte “Aspirata për demokraci”.
Kaq është dashur dhe filloi puna për krijimin e parfumit.
Fillimisht u vu re një radhë e madhe grash, të cilat filluan të “sakrifikonin” tufa flokësh nga koka e tyre. Dhe në momentet e “përzgjedhjes” së aromës, ndërsa afronin te hundët respektive dhe ju merrnin erë tufave të flokëve të njëra-tjetrës, vërehej një shtrembërim turinjsh në masë të gjerë dhe shikime pyetëse ndaj njëra-tjetrës “po flokët e tu, ç’ne që mbajnë erë kaq të qelbur”.
Dhe kur u bindën, se era e flokëve të tyre ishte e denjë vetëm për ndonjë lëndë të mundshme helmuese, u propozua që të porositej nga jashtë një parfum dhe të futej shishja e tij brenda çadrës së grevës së pretenduar të urisë, prej të cilës do të prezantohej sërish i njëjti parfum, por me etiketën “Aspirata për demokraci”, etiketë që do e realizonte vëllai i Erion Veliajt në kompjuter.

Grimca (jo vetëm) humoristike

Paskal Milo, i vetmi shakatar që bën grevistët për të qeshur
Paskal Milo, kreu i PDS-së, ka shkaktuar ilaritet të madh dje në radhët e grevistëve të pretenduar të urisë. Duke folur nga tribuna e protestës së mbrmëshme të orës 18.00, saktësisht në përfundim të saj, ai u shpreh, “në emër të demokracisë, do të vazhdojmë të qëndrojmë këtu”. Kjo ka qenë fraza, pas së cilës, grevistët e urisë, pasi kishin ngrënë “zemrën” nuk e mbajtën të qeshurën. “Ky vetëm këtu nuk qëndron, edhe kur i qëllon të vij, vjen sa për të folur në podium dhe zhduket”, u shpreh njëri prej grevistëve të pretenduar të urisë

Pedagogu Sitki Mulla, me precedentë, shihet si rrezik në çadrën e grevës
Një mesazh që mbërriti në adresën e e-mailit të gazetës “55”, bënte me dije dje, se Sitki Mulla, petagogu i Korçës, i cili “parte time”, është dënuar një herë për xhigi-xhigi me studentet e tij dhe për mitmarrje në universitetin e Korçës”. I njëjti person që bënë të ditur këtë informacion, shton edhe mendimin e tij, sipas të cilit, “Sitki Mulla, po kërkon të japë shembullin, apo të vërë në jetë këtë ‘përvojë’ të itj, edhe në çadrën e grevës së urisë. Kujdes!”, mbyllej me një këshillë komenti i mbërritur në adresë të Gazetës “55”

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›