Isa Mustafa Keto institucione nuk do te qeverisin kater vjet

Prishtine 2 shkurt NOA 8211 Institucionet qe dalin nga zgjedhjet e 12 dhjetorit nuk mund ta qeverisin vendin per kater vjet sepse ka pasur mashtrime te medha dhe procesi ka qene i parregullt thote ne nje interviste per Radion Evropa e Lire kryetari i Lidhjes Demokratike te Kosoves Isa Mustafa.
Tani kur pritet certifikimi i rezultatit te zgjedhjeve cili do te jete pozicioni i Lidhjes Demokratike te Kosoves ne raport me bisedimet e ardhshme per Qeverine e Kosoves
Ne po presim qe te behet certifikimi. Natyrisht se jemi percaktuar qe te mos hyjme ne koalicion qeverises ne keto zgjedhje per arsye se i konsiderojme me shume te meta konsiderojme se kane qene shume te pandershme mjaft jodemokratike dhe ka pasur leshime shume te medha. Mirepo perfundimisht do te jepet mendimi i KQZ-se meqenese ai eshte organ ligjor organ kushtetues.
Ne do ta respektojme ate vendim por po ashtu vleresimet per zgjedhjet do ti mbajme keto qe i kemi pasur tani dhe qe po i them edhe sot se jane zgjedhje te pandershme dhe qe jane zgjedhje jodemokratike te cilat nuk do te ofrojne nje stabilitet te institucioneve ne te ardhmen nuk do te ofrojne te kemi nje parlament te qendrueshem nje qeveri te qendrueshme dhe qeveri stabile per fat te keq.
Por kjo mund te tejkalohet ne qofte se arrihet ndonje marreveshje ndermjet partive politike qe te behen ndryshime te Ligjit zgjedhor dhe te sistemit zgjedhor si dhe te caktohet afati optimal per zgjedhjet e ardhshme te cilat ketij vendi do ti siguronin nje qeverisje stabile.
Sipas Kushtetutes javet e para do ti takojne partise fituese te zgjedhjeve qe te beje qeverine. Keni ju nje alternative rezerve pasi qe ne rast se partia e pare deshton kushtimisht thene topi bie mbi Lidhjen Demokratike pastaj qe te formoje qeverine e ardhshme
Ne natyrisht do ta mbajme pergjegjesine kushtetuese e cila i takon LDK-se. Tani per tani nuk jemi deklaruar per ate por ne jemi te gatshem cdo moment sepse eshte fjala per nje parti serioze per nje parti e cila ka marre nje besim shume te larte te qytetareve ne keto zgjedhe pavaresisht asaj se procesi zgjedhor ka pasur shume te meta.
Keni proklamuar nje ide per nje qeveri gjitheperfshirese. A mund te na elaboroni disa elemente mbi te cilat do te ndertohej nje qeveri e tille
Ideja themelore qendron ne ate qe ne duhet ta percaktojme nje faze transitore ne te cilen Kosova nuk mbetet pa institucione. Domethene ne domosdo duhet ti ndertojme disa institucione ne menyre qe ne Kosove te zhvillohet jeta institucionale.
Por kjo faze transitore te qeveriset me nje marreveshje ndermjet partive politike me nje agjende te caktuar e cila do te nenkuptonte menyren e menaxhimit te buxhetit sepse sistemi buxhetor eshte rrezikuar krejtesisht.
Tani ne Kosove qendrueshmeria buxhetore eshte ne nivelin me te ulet ose ska fare qendrueshmeri. Po ashtu do te behej ndryshimi i Ligjit per zgjedhje ndoshta edhe ndryshimi i Kushtetutes sepse disa ceshtje te Ligjit per zgjedhje jane te lidhura me Kushtetuten dhe nuk mund te behen pa u ndryshuar ajo qe nenkupton edhe poziten e presidentit te vendit. Pastaj te behej regjistrimi i popullsise dhe posa te permbyllej kjo agjende ne te shkonim ne zgjedhje te reja.
Kjo do te nenkuptonte nje marreveshje ndermjet partive politike per menyren e qeverisjes gjate kesaj periudhe jo nje koalicion ndermjet tyre e cila do ti siguronte vendit nje stabilitet transitor dhe zgjedhje te reja qe do te na i hapte dyert e legjitimitetit edhe para bashkesise nderkombetare por edhe legjitimitetit te brendshem ndaj qytetareve tane.
Ne cdo rast Lidhja Demokratike e Kosoves domethene ne nje fare forme konteston edhe mandatin katervjecar te ketyre institucioneve duke kontestuar legjitimitetin e tyre
Ne jemi shume te bindur se keto institucione qe dalin nga keto zgjedhje nuk do te mund ta qeverisin vendin per kater vjet sepse shume veshtire eshte qe te qeveriset vendi ne qofte se eshte konstatuar se ka pasur mashtrime te medha nese midis procesit zgjedhor jane bere premtime.
Po ashtu jane prure vendime per rritje te pagave dhe jane fituar votat nga sektori publik me ane te rritjes se pagave qe ka qene nje keqperdorim shume i madh nga kryeministri i shkarkuar i Republikes se Kosoves dhe ne qofte se vleresimet e nderkombetareve po ashtu kane qene per mashtrime dhe abuzime etj cfare legjitimiteti do te kemi ne brenda dhe jashte me keto zgjedhje
Natyrisht une nuk e kontestoj teresisht legjitimitetin e cdo kuvendari sepse disa kane ardhur me vota te verteta por ketu me abuzime ka prire Partia Demokratike e Kosoves e cila po e shpall veten fituese.
Une konsideroj se ketu nuk ka ftues as humbes per arsye se vete procesi i tille ka qene i parregullt por po ashtu konsideroj se Kosova nuk mund te mbetet pa institucione.
Per kete arsye ne nuk do ta problematizojme tani formimin e institucioneve sepse jemi pergjegjes dhe jemi te ndergjegjshem per problemet qe i ka Kosova tani. Konsiderojme se legjitimiteti mund te fitohet vetem me nje proces te rregullt zgjedhor te mbikeqyrur mire dhe me nje proces te cilit mund ti paraprinte ndryshimi i Ligjit per zgjedhje.
Nese mund te kalojme edhe ne nje ceshtje tjeter8230 Ne analiza te ndryshme ne shkrime te ndryshme flitet per mundesine qe nje pjese e deputeteve te LDK-se ta mbeshtesin qeverine e re Thaci. Keni ju indikacione se do te kete zhvillime te tilla brenda LDK-se
Jo asnje indikacion se kemi8230 nuk ka fare. Une mendoj se kemi nje grup parlamentar i cili do te jete krejtesisht unik qe ka interesa te perbashketa dhe interesa unike. Une i kam lexuar keto dhe jam habitur sepse ato gjithmone thirren ne disa burime anonime.
Njerezit jane te zhgenjyer dhe disa me kane thirrur e me kane thene a te reagojme. Mirepo une u kam thene te mos reagojne sepse nuk eshte pune qe ju te reagoni per arsye se skemi pasur asnje problem brenda ndaj te cilit ne duhet te reagojme.
Edhe pervoja ne keto zgjedhje tregoi se te gjithe ata qe jane trafikuar dhe te gjithe ata qe kane kaluar nga nje subjekt ne tjetrin i kane humbur votat dhe do te ishte gabim i madh edhe per PDK-ne dhe per cdo subjekt tjeter qe te mundohet te krijoje qendrueshmerine e qeverisjes permes trafikimit te deputeteve.
Me trafikim nuk behet asgje me ate tregon qe je i pafuqishem qe nuk i ke marre votat nga qytetari drejtperdrejt por i ke blere. Kjo eshte nje forme e mercenarizmit qe ne nuk duhet ta zhvillojme ne jeten politike por nuk dyshoj ne asnje rast qe asnje deputet yni nuk do ta mbaje qendrimin e LDK-se dhe nuk do ti ndjeke politikat qe ne i kemi zhvilluar.
Zoti Mustafa qeverine e ardhshme e presin edhe sfida te ndryshme ne planin e jashtem. Koheve te fundit sikur jane shtuar raportet e ndryshme shkrimet e ndryshme ne gazeta nderkombetare ne lidhje me kreret e institucioneve te Kosoves ku ata permenden si pjese e krimit te organizuar etj. Sa do te jete kjo barre ne udheheqjen e politikave te Kosoves ne arenen nderkombetare dhe a do ta mbeshtesni ju Qeverine e Kosoves ne bisedimet e ardhshme me Serbine me kete barre qe e ka mbi vete
shte nje situate shume e rende per Kosoven. Jane perballur tani me dy probleme shume te medha problemi i shkeljeve te renda qe jane bere gjate procesit te votimit dhe gjate zhvillimit te nje procesi demokratik qe eshte procesi themelor demokratik ne vend si dhe raporti i Dik Martit dhe raportet tjera qe po jepen per udheheqjen e Kosoves per individe te caktuar qe krejtesisht i bien ne nje pozite te pabarabarte ne nje pozite inferiore njerezit tane neser edhe ne bisedime por edhe ne kontakte me perfaqesuesit e komunitetit nderkombetar.
Natyrisht ne duhet te jemi pergjegjes ndaj situates ne te cilen eshte vendi dhe LDK-ja do te mundohet qe ti ndihmoje keto procese qe ta tejkalojme kete situate. Por situata nuk kalohet vetem me vullnetin e LDK-se.
Ne kete rast duhet te jete vullneti i te gjitha subjekteve politike qe ne tia kthejme legjitimitetin vendit qe ne te krijojme hapesire qe te zhvillohen te gjitha hetimet dhe qe ato hetime te perfundojne ne menyre te ligjshme si dhe Dik Marti te ofroje argumente per ate qe ka dhene ne raportin e tij dhe ta tejkalojme kete situate.
Dhe perfundimisht a mund te hyje Kosova ne bisedime me Serbine domethene me nje barre te tille
shte veshtire te futet me nje barre te tille sepse ndoshta eshte caktuar koha qe te hapen keto probleme ne menyre qe te kontestohet legjitimitetit edhe i njerezve edhe i Kosoves ne kete. Une mendoj qe ne duhet te konsolidohemi njehere brenda sa i perket legjitimitetit te qeverise se vendit dhe kur ne arrijme nje legjitimitet te qendrueshem atehere ne baze te atij legjitimiteti do te futeshim ne biseda me Serbine.
Natyrisht ne biseda teknike sepse ne si LDK nuk pranojme fare te bisedohet per ceshtje statusore te Kosoves per poziten kushtetuese te Kosoves ose per ndonje qeverisje te saj e cila nuk do te ishte ne harmoni me Kushtetuten dhe me Pakon e Ahtisarit te cilen ne e kemi miratuar dhe sanksionuar edhe nga zgjidhjet kushtetuese.
REL