E Shtunë, 31 Tetor 2026

UGK Politika shqiptare mos ti sulmoje mediat

Prishtine 2 shkurt NOA 8211 Unioni i Gazetareve te Kosoves permes nje deklarate te posacme per shtyp ka paraqitur shqetesimin lidhur me ate qe e ka quajtur kercenim te

lirise se shprehjes qe po u behet koheve te fundit disa gazetareve te mediave ne Shqiperi.

Urdhri i komisionit parlamentar hetimor  per kontrollimin e bisedave telefonike te gazetareve Andi Bushati Sokol Balla Filip akulli dhe Mero Baze eshte shkelje e drejtperdrejte e lirise se shprehjes dhe kercenim i demokracise ne Shqiperi citon kjo deklarate.

Duke shtuar se i ben thirrje qe menjehere ta terheq kete urdher per kontrollin e bisedave te punonjesve te medieve dhe njekohesisht te mos i pengoje ne realizimin e punes se tyre profesionale.

Unioni i Gazetareve te Kosoves UGK po ashtu i bene thirrje gjithe politikes shqiptare qe te mos i vere ne thumb mediat per ti arsyetuar problemet politike qe ka krijuar vete politika dhe mbeshtet qendrimin e Unionit te Gazetareve Shqiptare duke i shprehur

perkrahje te plote ne mbrojtje te lirise se fjales ne Shqiperi citon deklarata ne fjale.

Ne fund UGK u ben thirrje kolegeve gazetare ne Republiken e Shqiperise qe te mos

bien preh e provokimeve te politikaneve por te vazhdojne me punen e tyre profesionale duke e mbrojtur me fanatizem profesionin e shenjte te gazetarise.

n.e/NOA

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›