Rotativet qe mi solli Dielli ne kujtese
Nuk kemi nje muze me rotativet qe shtypnin gazeta dhe revistat e kohes
Po ndiqja me vemendje faqen e pare te Vatres ne SHBA kur nderkaq syri me zu rotativet me te cilet eshte shtypur gazeta. Ata rotative ne i kemi pasur ne Shqiperi deri ne vitin 1994. Ato foto me zgjuan imazhet qe ne kishim tek shtypshkronja e Vlores e cila u privatizua nga ish-te persekutuarit politike dhe me vone iu ndryshua destinacioni.
Por ato rotative qe u bene shekullin e shkuar jetuan edhe ne kete vend. Ishin tipik rotativet qe punonin me germa plumbi. Ne shtypshkronje kam hyre aty nga viti 1992. Isha redaktor i kultures tek gazeta. Nje kapanon i madh pas shkolles industriale te qytetit jugor perbente godinen e shtypshkronjes. Rotativi qe bente gazeten ishte mjaft i veshtire sepse perfaqesonte ne vetvete nje teknologji teper te vjeteruar. Nje mesdite Elena Reed eksperte e Korpusit te Paqes ne kete qytet me propozoi nje takim per te pare nga afer shtypshkronjen ku dilte gazeta e qytetit bregdetar. Ekspertja e marketingut pra biondja amerikane ishte e sakte ne orar dhe me priste tek Sheshi i Flamurit. Shtypshkronja ate dite kishte pune. Ishte ndezur linotipi. Ai ishte nje makineri e vogel. Aty punonte nje punetor qe priste germat. Nje punetor tjeter i derdhte germat sipas materialit te shkruar qe mbante perpara. Ishte nje pune e mundimshme. Germat e plumbit prodhoheshin ne shume cope. Mbas kesaj ato shkonin ne radhitje. Radhitja ishte nje pune edhe me e veshtire. Fillonte te merrej cdo germe per ta radhitur. Me e cuditshmja eshte se germat aty i ke sprapthi. Vetem ato radhiteset e njihnin mire zanatin dhe e dinin pozicionin e seciles. Prej andej hidheshin ne shtyp ku behej kontrolli i gabimeve. Nje procedure nis serish duke gjetur germat nga arkivi i germave. Mund te behesh serish prerje e germave qe do te thoshte nje rifillim pune. Amerikania veshtronte me imtesi kete proces. Bente edhe nga nje foto. U interesua se cila ishte procedura per gatitjen e fotografive. Habi. Kjo pune kishte nje kosto tjeter te madhe. Fotografia stamposej ne nje pllake plumbi dhe pastaj radhitej te vendi qe ishte shenuar nga redaktori i gazetes. Si procedure perbente nje rropatje te vertete. Duhej fotografia qe asaj kohe i perkiste bardhe e zi. Ndersa perendimi kishte shkelur me kohe sinoret e fotografise me ngjyra ne mbeteshim akoma tek bardhezi-ja . Duhej hedhur fotografia ne pllake e cila radhitej ne ate pozicionim te faqes hidhej persiper boje e zeze per te nxjerre ne dritesim fotografine.
E gjithe kjo pune mundimi e cfilitje bente qe nje gazete te radhitej gjithe javen me nje ekip prej 4 gazetaresh dhe mbi 15 punetore te seciles makineri qe e prodhonin ate. Nje gazete e prodhuar me kete teknologji perbente per syrin e nje eksperti humbje kohe harxhim te energjive harxhim financash fuqi punetore boje etj. Per nje gazete duhej punuar nje jave te tere. Puna fillonte me kulturen dhe rubrikat qe nuk u ikte aktualiteti. Ato radhiteshin duke pritur ditet e javes per tu shoqeruar me faqet e tjera. Fundi i javes mbyllte faqet e para te gazetes.
Kur dolem nga shtypshkronja e pyeta eksperten amerikane. Cfare pershtypje i kishte lene puna dhe teknologjia e perdorur.
Ja konkluzionet e saja -Keto makineri ne i kemi futur ne muze qysh nga vitet 60. Eumlshte nje pune e mundimshme. Nje sakrifice per te prodhuar gazeten. Sot teknologjia e prodhimit eshte me kompjuter dhe me rotative te cilet jane te lidhur ku behet brenda disa oreve shtypja e nje gazete ne mijera kopje. Nese perendimi do te kishte perdorur nje teknologji te ketille atehere ai nuk do te quhej zhvillim i teknologjise por prapambetje. Ishte koha kur ne qytetin tone jugor kompjuterat e pare erdhen si dhurate per bashkine e qytetit. Nje mesdite nje kamion i nisur nga Austria bashkia e ketij qyteti i dhuronte kompjutera bashkise se Vlores. Ato ishin te nje teknologjie te prapambetur qe paraqesin fillimet e tyre. Keto pajisje ishin hequr nga instalimi i saj duke i degdisur ne nje vend tjeter ku nuk njihej fare kompjuteri. Shtypshkronja ishte e kohes se luftes. Teknologjia e saj ishte mjaft e vjeteruar. Ajo kerkonte fuqi punetore. Leter boje. Kishte shume mundim dhe shume harxhime. Nderkaq kishte nje cilesi te dobet. Kur ndoqa tek Dielli ato rotativet qe kishin shtypur gazeten e Nolit atehere kuptova se ndersa atje gjendeshin nen ngrehina ruajtje per muze ne vendin tone ato mbeteshin si mjet per te prodhuar gazeta apo revista. Une pashe vjet nje thirrje ne nje forum ku kerkoheshin te identifikoheshin gazetaret me shkrimet e tyre gjate gjithe kohes pas luftes se dyte boterore. Mirepo ne kete thirrje ishin harruar mjetet qe i shtypnin gazetat dhe revistat apo librat shqiptare. Humbja e historise nuk eshte shenje e mire. Historia te gdhendet me te gjitha detajet e saj dhe me te mirat dhe pjesen e keqe te saj. Nuk kemi ende nje muze me rotativet qe shtypnin gazetat dhe revistat e kohes.