E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ku e con mllefi i paperligjur nje intelektual te tjetersuar

12-11-2010 / Nga Kostaq Xoxa

Prec Zogaj i lezeton me nga nje llagap te dy ditet e para te javes. Te henen e pajis me mbiemrin e bardhe. Se martes i jep cilesorin e zeze. Edhe me titullin ne te cilen ai tashme vihet ne rol te nunit nuk i shpeton dot megjithate monotonise. Sepse ne te gjitha ditet e javes duke perfshire edhe te dielen ai na del i njellojte pa asnje origjinalitet gjithmone me frazat e tij stereotipe qe perseritin gjer ne merzi te njejtat mendime te degjuara per te kushedisaten here. Por duhet shtuar edhe nje element se ne te gjitha shprehjet e tij standarde spikat hapur hipokrizia e cila ne kete dredhje e perdredhje te belit qyshkur pushoi se qeni deputet i PD-se vjell vrer kunder ish-partise qe e mandatoi per te hyre ne enturazhin e Edvinit si sejmen mediatik i tij. Po te ishte i sinqerte titulli i shkrimit te tij te 7 nentorit do te duhej te ishte Per te henen e zeze dhe per te marten e bardhe. Dhe jo me ate pagezimin e anasjelle qe u ka bere diteve te javes. Ne kendveshtrimin e opozites e marta e integrimit eshte e bardhe se he per he drejtohet kunder interesave kombetare ne kahen e interesave partiake nihiliste.Tashme Preci ka bere transplantim te truve per ti dale kunder edhe LMN-se brenda radheve te PS-se sepse keshtu ia dha truri ekzibicionistit E. Rama qe tatoi pulsin e qeverise ne durimin e saj per tiu shmangur edhe ne ate rast paudhesive antiligjore te opozites. E kemi fjalen sic kuptohet per ate show-n provokues te asaj greves se papranueshme ne te gjitha demokracite euroatlantike e kjo e pangjare ben vakiacute mu ne qender te bulevardit te madh para kryeministrise me cadrat haxhiqamiliste te cilat nuk kishin as WC e keto zevendesoheshin me oturake
Do tu shtoheshin shkrimeve dhe thenieve te Precit edhe disa fije origjinaliteti po te thoshte edhe se kishin ndodhur gjera te tilla edhe ne ShanzElizeacute meqe i di keto si njeri i gjezdisur Por atij nuk i interesojne krahasime te tilla. Mund te shtonte edhe ndonje fjale per Arben Malajn qe ishte antibllokues si koleget e tij dhe pastaj u be befas grevist sipas porosive te ER-se. Por gjer ketu nuk futet dot se eshte edhe ai si Spartaku si Nardi si Fiqiri Xibri qe i kane ne sevda rremujat e komanduara nga E. Rama
E pikerisht se eshte i kaperthyer ne kete vorbull eshte plotesisht i perligjur ai titulli bdquoPer te henen e bardhe dhe per te marten e zeze qe e kemi paraqitur ne te anasjellen. E hena e zeze sepse ka njemije prova qe socialistet e Rames nuk e duan liberalizimin e vizave. Shtiren sikur e duan ashtu sic ben edhe shtinjaku Prec. Njera nga provat eshte se bashkia e Tiranes me pasuri sa asnjeri nga kryeqytetet e Ballkanit madje edhe te Europes nuk ka shpenzuar asnje qindarke per zbukurimin e kryeqytetit te Shqiperise. Kemi lexuar per me teper ne nje gazete se eshte zbardhur nje qarkore e Edit percuar bashkive socialiste te vendit qe ata qe telekomandohen nga kryetari i bashkise se Tiranes mos te dalin ne mitingun e hareshem kombetar Dhe tani Preci bashke me Valentina Leskaj ne nje studio televizive tregohen si te habitur se perse shiheshin vetem flamujt e PD-se dhe jo bashke me ata te PS-se Pergjigjja e Gjanes dhe e Artan Hoxhes ishte e thjeshte Te dilnin edhe socialistet me flamujt e tyre. Kush i ndaloi Mos donin te dilnin pedeistet me flamujt e PS-se.
Sa per te marten e zeze te titullit dalin dy verejtje te njepasnjeshme 1. Na lini te shijojme njehere kete dite te bardhe. Dasmoret nuk mund te flasin aty per aty ne mbremjen festive te dasmes per minifundin e nuses qe duhej maksifund Le te pine birre raki apo vere dhe te gezojne Gjysh Precit mund ti citojme frazen tere mend Mos te behemi qesharake ne gezim. 2. Le te merren neser me komentet per nusen Ne te vertete mund te sillen njemije argumente te tjera qe provojne se socialistet e Rames dhe mercenaret mediatike te ushqyer nga ai sic eshte edhe Preci jo vetem qe nuk e duan statusin e vendit kandidat per ne BE por kane bere cmos madje qe ta sabotojne ate. Ne 55-n e 7 nentorit te ketij viti lexojme Rama shtiret se e do integrimin. Por ama kur ta kete shnderruar Shqiperine ne cifligun e vet... Nuk e do Rama te sundoje ligji europian. Nuk do ti interesonte integrimi qe do ti hapte telashe per padrejtesite me te cilat ka arritur majat e nje pushteti te cilin as e kishte enderruar. Ai do nje vend te izoluar per sa kohe nuk ka konsoliduar pushtetin e tij dhe nuk ka siguruar me 7 kyce pasurite e vena. Ai e do vendin te izoluar por duke i mbuluar kembet e veta prej gjarpri te helmuar. Rama eshte balozi qe po pengon vendin te marre fryme e te realizoje aspiratat e veta europiane. Ne kete hulli meqe Rama ia ka mbarsur trurin me trute e tij edhe per Precin e marta eshte e bardhe jo e zeze sic na shtiret

Nuk eshte nevoja te flasim per cka tha ne emisionin televiziv nje mbremje me vone nga shkrimi i tij i 7 nentorit. I rreshqiti goja dhe e tha vete Sic e kam thene me shkrim edhe dje.... Por ja qe spame asgje me teper nga dje. Po ato gjera. Origjinaliteti zero
Prandaj le te shohim ctha dje Se pari hallin se mos shnderrohej ne nje dite triumfalizmi per qeverisjen kjo dita e shenjte e 8 nentorit e cila per komunistet e Edit do te duhej te festohej madherishem kjo dite si dita e themelimit te PK-se shqiptare me ndihmen vellazerore dhe internacionaliste te Miladinit dhe te Dushanit Se dyti nuk duhen harruar edhe kontributet e hamendesuara te PS-se se Edvinit A mund te jete kontribues nje obstruksionist. Se treti se mos na ndodh ajo qe ngjau me Serbine e me Malin e Zi qe banoret e tyre vajten ne BE dhe kerkuan azil politikParashikimet e Kasandres. Media demokratike ne cdo koment ne cdo fjale politikani ne cdo titull gazete me teme liberalizimin e vizave ne cdo deklarate dhe ne cdo marrje dokumentesh biometrike e ka qartesuar dhe riqartesuar 90-diteshin ne 180 dite. 90-diteshi sduhet cenuar ne asnje dite perkundrejt penaliteteve gjer ne 5 vjet. Mua po me dhembin gishterinjte ne tastiere duke perseritur prape kete gje qe e dine edhe femijet tanime por - per cudi - kete nuk e ditka Prec Zogaj Le te vereje lexuesi sesa here do ta kendoje prape kete avaz Preci per ti hedhur tos limoni qumeshtit qe te prishet. Sepse byreku qe seshte per Precin me mire te digjet ne furre
Prec Zogaj merr mundimin te na shkruaje ne shkrimin e tij te merzitshem Europa i ka kerkuar qeverise sone te ndermarre nje fushate te mirefillte sqaruese per kufizimet e liberalizimit. Si sperton te shkruaje gjera kaq te njohura. Ne te vertete kjo eshte bere jo vetem nga qeveria por edhe nga nje mori instrumentesh sic e thame me lart. Le te veje e te beje nje anketim ne shkollat fillore dhe e merr pergjigjen se kete nxenesit e kesaj shkalle arsimore i dine kufizimet me mire se vete Preci qe eshte bere si monsieur Zhurdeni i Molierit. Por halli eshte gjetiu te boriet e fitores te triumfalizmi te tam-tamet qe kane mbushur nje shtylle te tere te artikullit te tij duke dashur autori ta zvetenoje kete dite me temen tjeter ate te integrimit te cilin ben sikur nuk e di qe eshte rropatur E. Rama per te cuar ne kalendar greke por qe per fatin e tij te keq edhe te Precit natyrisht nuk do tia arrije as ketij halucinacioni qe verteton se per te interesat partiake mbizoterojne ndaj interesave kombetare Duke shkrire dy dite ne nje te vetme ne ate te integrimit vazhdon ai edhe ne shtyllen e dyte te shkrimit me ato tam-tamet e tij qe ua vesh te tjereve te gezohemi me mase per heqjen e vizave. Se...vizat pa integrimin mund te na cojne larg. Eumlshte nje eufemizem. Se domethenia eshte nje keshille sesi te gezohet populli me mase Shkurt mos u gezo o popull Autori i shkrete nuk kupton se populli eshte spontan e do te gezohet sic ia do qejfi e jo sesi e keshillon Preci se mos i prishet humori padronit te tij Edit As ky as Preci duket se nuk e kane te qarte dallimin ndermjet popullit e populizmit. Ky i fundit megjithate sido qe eshte pjesa e manipulueshme e rremujaxhinjve sidoqofte nuk i ben rremujat vetvetishem vecse me parate qe kane dale ne ekran te shperndara nga Fiqri Xibri E kjo nuk na qenka korruptim se i takon fizionomise bdquonjerezore te te pakorruptueshmit si Robespieri te varfanjakut Edi Rama qe nuk ka pare as per te blere nje shtepi i shkreti- si Tartufi per martesen e tij por e merr mehellipqiragrave edhe ate I beson Preci keto percartje me mase. Nese i beson vertet ne te tjeret do te thoshim po nese konsiderojme masen qe shkon ne infinit sipas formules se Ajnshtajnit E = mcsup2. Per ta thene me thjesht ky nuk eshte nje mashtrim me mase por i tejmasshem
Preci na beri pershtypje te mire me modestine e tij kur duke kapercyer rubikonin per here te trete tha kur iu kthye serish PD-se bdquoNuk kam ardhur per ambicie dhe do te doja ta rifilloja karrieren si ushtar i thjeshte i PD-se. Bukur Dhe PD-ja e Berisha e bene deputet Madje edhe kryetar te komisionit parlamentar te PD-se per politiken e jashtme. Dhe atehere ishte bdquoi perkore dhe arsyetonte ne emisionet televizive. Por sapo e humbi mandatin e deputetit te PD-se ne zgjedhjet e 28 qershorit e humbi edhe baraspeshen u be gojeshpate. Dhe kerkon ne TV dyfishin e kohes ne krahasim ta zeme me Artan Hoxhen qe e lejon te flase duke perseritur per here te trete ato qe ka pas thene ne fillim. Packa se Preci ben zhurmuesin dhe krijohet nje duet i padurueshem kur e ka radhen e te folurit Artani Dhe perse e nderpret Preci Per gjera qe na kane shpuar timpanin e veshit te perseritura e te riperseritura gjer ne monotoni te bezdisshme. Duhet vene sahati shahistik i cejtnotit
Duke perfunduar edhe nje pyetje Sikur te mbetej serish deputet i PD-se a do te shprehej me keto shperthime qe u afrohen atyre te antiligjorit S. Ngjela dhe te arrivistit Nard Ndoka te cilin partia e kryetarit ne detyre e kishte akuzuar si zdrukthetar injorant kur ishte minister i Shendetesise ne qeverisjen Berisha

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›