E Shtunë, 31 Tetor 2026

Realizmi demokrat

12-11-2010 / Nga Lavdrim Lita

Cia mecenate e ekspresionizmit abstrakt

Te gjithe shtetet e Lindjes pak a shume njohen teorine e artit te realizmit socialist me nje sere parimesh qe synonte te perhapte doktrinen soc-komuniste te njeriut te ri duke ndikuar keshtu ne ndergjegjen e qytetareve dhe pikepamjet e tyre per jeten. Realizmi socialist ishte stili i miratuar i te gjithe shteteve socialiste ku stilet moderne si kubizmi apo impresionizmi ishin te ndaluar per shkak te asocimit te tyre me artin borgjez dekadent te degjeneruar dhe pesimist. Po ashtu mendohej se keto forma te abstraguara arti nuk do te kuptoheshin nga proletariati ndaj nuk mund te perdoreshin nga shteti per propagande.
Mirepo anasjelltas ne boten e lire e demokratike Oksidentale funksiononte ne hije nje imponimi ose promovimi i nje levizje artistike per te treguar status-quo-ne morale dhe qytetare te perendimit.
Mesuam se te kunderten e realizmit socialist e realizoi fuqia e kapitalizmit amerikan me teknikat e saj te marketingut. Pse se fundmi po dalin dokumente dhe deshmi se artiste si Jackson Pollock Robert Motherwell Uillem de Kooning Mark Rothko mjeshtra te rrymes artit pamor si Ekspresionizmit Abstrakt ishin te financuar dhe te promovuar ne menyre te fshehte pra pa dijenine e tyre nga Agjencia e Inteligjences amerikane Cia. Objektivi o Cia-s ishte te flirtonte me mendjet e medha borgjeze ne vitet e Luftes se Ftohte. Ishte pikerisht Cia qe organizonte ekspozitat e medha si new american painting qe u zbuloi veprat e Ekspresionizmit abstrakt te gjitha qyteteve me te medha europiane me Modern art in the United States 1955 dhe Masterpieces of the Teentieth Century 1952. Donald Jameson ish-funksionar i Agjencise se fshehte amerikane eshte i pari qe pranon mbeshtetjen artisteve ekspresioniste qe hynte ne politiken e kapistres se gjate long leash qe privilegjonte intelektualet. Pa dyshim nje strategji e sofistikuar te tregosh krijimtari dhe vitalitet shpirteror artistike dhe kulturore te shoqerise kapitaliste kunder grise se botes se bashkimit sovjetik dhe sateliteve te saj. Nje strategji e ndjekur hap pas hapi. Mbeshtetja e Cia-s privilegjonte promovimin e revistave kulturore si Encounter Preuves . dhe forma arti me pak borgjeze si Jazz-i. dhe nganjehere pikerisht ekspresionizmin abstrakt.
Fakte qe jepen jane te viteve 50-60-te qe Pollock ai i teknikes action-painting dhe eksponent te tjere te rrymes nuk kishin miqesi ne revista e medha kulturore. Mjafton per te kujtuar ketu klimen kundra kesaj rryme arti te atyre viteve me fjalet e Presidentit Truman qe tha se nese ky eshte art ekspresionizmi une jam nje peme. Por ishte pikerisht qeveria amerikane sic kujton Jameson qe ne ate kohe ishte ne nje pozicion te veshtire sepse donte te mbronte imazhin e sistemit amerikan dhe sigurisht te Nenit 5 te Kushtetutes amerikane qe thote Liri te plote shprehje e qe ishte natyrisht zbehur nga gjuetia e shtrigave te senatorit McCarthy ne emer te luftes ndaj komunizmit.
Per kete arsye ishte e nevojshme ti leshoheshin botes mesazhe a sinjale te kunderta me ate qe kishte leshuar McCarthy. Dhe per kete pune u urdheruar Cia qe me pas do te punonte me nje koherence te plote. Ne ate periudhen per paradoks agjencia ishte nje enklave liberal demokrate ne nje bote qe po shkonte djathtas republikane. Te drejtuar nga njerez qe kishin mbaruar Universitet me prestigjioze qe shpesh ishin koleksioniste mecenate artiste figurative ose shkrimtare Cia pasqyronte nje kunderpeshe ndaj metodave aspak transparente te furise anti-komuniste te FBI-se dhe te bashkepunetoreve te senatorit McCarthy. Ekspresionizmi abstrakt mund te them se e kemi krijuar ne te Cia-s thote sot Jameson e cituar nga gazeta britanike the Indipendent ndash pasi hodhen nje sy e gjetem shpejt dicka qe na nevojitej ne Nju York. Ata ishin aty ne i morem dhe i beme te famshem fiks sic benim mecenatet ne te kaluaren qe blinin dhe shisnin telajot e tyre Puna e Cia-s sic duket nga deshmite ishte te gjenin kunder peshen e nevojshme ndaj realizmit socialist. Ekspresionizmi abstrakt ishte tipi i artit ideal per te deftyer sesa i rrepte i ashper i stilizuar me klishe ishte arti i realizmit socialist ne Rusi dhe satelitet e saj.
Por Pollock Motherwell de Kooning e Rothko e dinin se po perdoreshin ne nje fare menyre nga Cia absolutisht jo ndash sqaron Jameson ndash artistet sdinin gje per kete loje. Eumlshte per tu perjashtuar qe artiste si Rotkho o Pollock te kishin informacione se po ndihmoheshin nga Cia qe kishte nje rol esencial ne promovimin e artit te tyre.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›