E Shtunë, 31 Tetor 2026

Isaac kthehet ne uragan te kategorise 2

Stuhia tropikale që prej ditësh ka goditur gjirin e Mekskokës është kthyer në një ueragan të kategorisë 2. Florida e cila ka llogaritur dëmet e deritanishme, mund të qetësohet pasi trajektorja e stuhisë po drejtohet në veri perëndim. Tashmë pritet që erërat të arrijnë një shpejtësi prej 150 kilometrash në orë, dhe përveç se në Misisipi dhe Alabama, Isak mund të mbërrijë dhe në Luizianë ku kujtimet për pasojat e uraganit Katrina janë ende të freskëta. Në gjirin e Meksikës janë gjashtë rafineritë ët cilat kanë vendosur të ndërpresin aktivitetin deri sat ë kalojë uragani. Por pavarësisht motit në Tampa ëshët gjithçka gati për konventën e republikanëve në Tampa ku pritet të zyrtarizohet kandidatura e Mit Romnit për në Shtëpinë e Bardhë. Ndërkohë që sondazhet më të fundit vazhdojnë të shohinnë avantazh presidentin amerikan Barak Obama, dhe diferenca është e atillë që të shqetësojë republikanët për kohën e shkurtër deri në 6 nëntor kur janë dhe zgejdhejt. Edhe zëvendësi I Romnit Paul Rajan ndodhet në disavantazh ndaj zëvendësit të Obamës Xho Bajden, por arma e tyre e fortë mbetet fakti që ekonomia amerikane nuk është në ditët e saj më të mira. Ndërkohë që banorët e Nju Orlins janë në panik nga frika e një uragani të ri Katrina dhe janë me mijëra ata që kanë vendosir të largohen. Rezidentët u janë drejtuar supermarketeve dhe pikave të karburantit për të marrë masat ndërkohë që janë anuluar fluturimet dhe linjat hekurudhore janë mbyllur. Presidenti Obama ka deklaruar gjendjen e emergjencës në Luiziana. Guvernatori i vendit ka urdhëruar evakuimin e 53 mijë rezidentëve në Santt Charles Parish, pranë Nju Orlins. Pentagoni nga ana e tij ka në gatishmëri të plotë forcat ushtarake për të ndërhyrë në cdo momeny. Uragani Katrina në 27 gusht të 7 viteve më parë shkaktoi 1800 viktima dhe 80 miliard dollarë dëme materiale. Por nga ana e tij guvernatori I Luizianës ka akuzuar SHtëpinë e Bardhë se nuk ka dërguar ndihma të mjaftueshme. Xhindal, një republikan, ka kërkuar rimbursimin e plotë të gjitha masave të marra në nivel lokal.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›