E Diel, 1 Nëntor 2026

Deputeti spanjoll 5100 euro ne muaj nuk mjaftojne

Edhe pse fiton më shumë se 5100 euro në muaj deputeti i partisë popullore në Spanjë, Guilermo Kolarte, deklaron se mezi ia del për të arritur deri në fund të muajit. Deklarata e tij ka shkaktuar një valë zemërimi në të gjithë vendin, i cili po vuan krizën ekonomike si dhe nivelin më të lartë të papunësisë të regjistruar ndonjëherë. Menjëherë partia e tij ka kërkuar falje publikisht. Ndërkohë që deputeti për të hedhur benzinë zjarrit ka shtuar: Dikur fitoja 12 mijë euro në muaj dhe tashmë familjes sime I duhet të mësohet me situatën e re ekonomike e cila nuk është aspak e lehtë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›