E Diel, 1 Nëntor 2026

Ischinger:Pa zgjidhje, dyert e BE-së të mbyllura për Beogradin e Prishtinën

Ish-ndërmjetësi i BE-së në bisedimet për statusin e Kosovës, ambasadori gjerman Wolfgang Ischinger, paralajmëron se pa një zgjidhje politike midis Beogradit dhe Prishtinës, dyert e BE-së do të mbeten të mbyllura për Serbinë dhe Kosovën.
Në një intervistë për BBC-në Ambasadori Ischinger ka theksuar se Beogradi e ka të qartë se nuk do të ketë anëtarësim në BE pa zgjidhjen e plotë të problemeve me Kosovën.
Gjithashtu ai theksoi se zgjidhja e çështjeve praktike mes të dy vendeve, pa hapur negociatat për statusin, do të duhej të gjendej pavarësisht përcaktimeve statusore të palëve.
Ambasadori Ischinger ka kundërshtuar idetë për ndarje të Kosovës, por ka thënë se zgjidhjet praktike për veriun e Kosovës do të mund të gjendeshin duke u mundësuar qytetarëve të kësaj pjese mbajtjen e lidhjeve politike, kulturore e fetare me Serbinë, por duke qenë zyrtarisht pjesë e Kosovës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›