Arrestohet kleriku që kishte lidhje me Al-Kaedën
Policia në Indonezi ka arrestuar klerikun radikal Abu Bakar Bashir, i njohur më shumë si themeluesi i Xhemajah Islamias, grupit që është përgjegjës për vënien e bombave në ishullin e Balit në vitin 2002. Abu Bakar Bashir besohet se është udhëheqësi i një grupi militant islamik me inicialet JAT.
Ansjad Mbai, shefi i njësisë kundër terrorizmit në Indonezi, tha se kleriku mysliman u arrestua ditën e hënë në mëngjes në ishullin e Xhavës me akuzën për terrorizëm.
Autoritetet thonë se më shumë hollësi për arrestimin do të bëhen publike gjatë një konference shtypi më vonë. Bashir besohet se është udhëheqësi i një grupi militant islamik i vijës së ashpër që njihet me inicialet JAT. Grupi Ndërkombëtar i Krizave, një institucion me qendër në Bruksel, theksonte në një raport se besonte se kishte lidhje mes JAT dhe një kampi stërvitor militant që zbuloi policia indoneziane në Aceh më herët gjatë këtij viti. Jat ka mohuar se nuk ka ndonjë lidhje me ekstremizmin dhe këmbëngul se është një organizatë islamike e ligjshme. Avokatët e tij thanë se ai ishte arrestuar për përfshirjen e tij të supozuar me një grupim të ri islamik me inicialet JAT, në provincën Aceh.
#