E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ish- Ushtarakët në protestë sot për pensionet dhe Gërdecin

 

Të parandalojnë një Gërdec të dytë. Ky është ndër të tjera, qëllimi i protestës që pritet të zhvillohet sot në sheshin "Nënë Tereza" nga ushtarakë në rezervë dhe lirim, ish punonjës të forcave të armatosura, familjarë të tyre, qytetarë të thjeshtë dhe organizata joqeveritare. Protesta e tyre synon nxitjen e reformës së drejtë në radhët e ushtarakëve dhe jo zëvendësimin e specialistëve me militantë të partive në pushtet. Bordi ekzekutiv i shoqatës do të japë mesazhe për të gjithë punonjësit aktualë në radhët e Forcave të Armatosura. Ndërsa do të kërkojnë nga qeveria autokritikë dhe marrjen e masave për gabimet që çuan në tragjedinë e Gërdecit, si dhe profesionalizëm në ndërmarrjet e aktiviteteve të ngjashme me të. Një pikë tjetër e rëndësishme në protestë do të jetë dhe zvarritja nga ana e qeverisë e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, lidhur me sigurimet suplemetare të ushtarakëve, duke qenëse ka kaluar kohë që kur gjykata Kushtetuese ktheu mbrapsht vendimin e qeverisë për trajtimin e përfitimeve të ushtarakëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›