"Disa rreshta që përkufizojnë pseudo-shtetin tonë prej kaqolësh"
Rreshtat e mëposhtëm i shkëputa nga një artikull i gazetarit Mero Baze dhe dëshmojnë më së miri pse nuk funksionojnë institucionet në Shqipëri. Ja çfarë tregon ai: "...Unë kam qenë nga gazetarët e paktë që isha në brendësi të historisë, para se të ndodhte shpërthimi dhe nuk e shkruaja dot, pasi shteti nuk të hapte dyert për të ballafaquar faktet dhe për të ndarë thashethemet nga të vërtetat. Kur e pyesje Fatmir Mediun, për dy minuta të thoshte se në këtë punë ishte e përfshirë CIA, Shtëpia e Bardhë, Pentagoni, Departamenti i Shtetit, bilé dhe ata të Mëngjesit të Lutjeve. Po të pyesje Berishën, të shikonte me dyshim mos i kishe kërkuar ndonjë tender Fatmir Mediut dhe e kishe marrë inat. Po të pyesje Lulëzim Bashën, si ministër i Jashtëm, të fuste një të buzëqeshur dhe të thoshte se këto janë punë të thella... Po ta teproje, të dërgonin nja pesë a gjashtë të fortë, që i kanë punësuar si drejtorë dhe mund të përfundoje më keq... Pra, diferenca mes shtetit tim dhe shtetit amerikan është se këtu nuk ke ku ta hetosh një të vërtetë, pasi çorganizimi i shtetit është i organizuar në mënyrë të tillë, që të fsheh të vërtetat. E njëjta gjë ndodh dhe pas botimit të shkrimit. Në Pentagon, natyrisht që ka reflektim, kurse në Ministrinë e Mbrojtjes tonë ka një përgënjeshtrim idiot, që thotë se këto janë të gjitha trillime.