E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Një apel për prokurorët që do merren me çështjen e Gërdecit"

Si nuk doli një prokuror të bëhet burrë e t'i arrestojë të gjithë, nga Mediu deri te Berisha. Bëjeni mor djema të Prokurorisë sepse Ligji ua jep gjithë të drejtat për këtë. Bëjeni se nuk kanë çfarë t'ju bëjnë, edhe në rast se ju kërcënojnë këta legenë që luajnë bixhoz me jetët e fëmijëve të varfër të Shqipërisë, prapë keni ku të mbështeteni. Tashmë kjo punë ka marrë përmasa ndërkombëtare. Cilado ambasadë do t'ju jepte strehim politik, ju dhe familjeve tuaja, në rast së kërcënoheni nga këta mafiozë. Rrasini në burg se populli do t'ju hipë mbi supe dhe do t'ju shkruajë në histori si heronjtë e këtij vendi kaq të vogël, e me kaq shumë maskarenj nëpër këmbë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›