Ish- grevistët e urisë padisin Berishën: Ka fyer dinjitetin tonë
TIRANE- Katër pjesëtarë të grevës së urisë që opozita mbajti në maj të 2010 nisin proces gjyqësor ndaj kryeministrit Berisha. Ata akuzojnë kryeministrin se ka fyer dhe cenuar dinjitetin e tyre personal duke u shprehur se gjatë 19 ditëve të grevës së urisë në cadrat e vendosura para kryeministrisë, grevistët natën hanë pica dhe ditën këndojnë.
Nismëtarët e padisë penale që u dorëzua dje në Gjykatën e Lartë janë Sytki Mulla, Kiço Tele, Shpëtim Shirka e Niko Gora. Ata shprehen në hyrje të padisë se kanë marrë pjesë vullnetarisht dhe pa u ndikuar nga forumet apo liderët e PS-së në grevën e urisë në 30 prill 2010, në kuadër të veprimit oponent për të realizuar transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit 2008.
"Sali Berisha, jo vetëm që nuk ka respektuar e mbrojtur dinjitetin tonë si grevistë, si gjatë kohës së zhvillimit të grevës të urisë por edhe mbas saj, por në konferencën për shtyp para gazetarëve më datë 11 maj deklaroi se grevistët, natën hanë pica dhe ditën këndojnë. Kjo ishte një fyerje e qëllimshme e dinjitetit tonë në publik dhe në dëmin tonë, ajo ishte një shpifje e madhe dhe denigruese, këtë veprim ai e ka përsëritur disa herë, pra më shumë se një herë dhe konkretisht bëjmë kallëzim penal për rastet e mëposhtme", thuhet në padinë penale e cila është publikuar sot në "Gazeta Shqiptare".
Si prova ata kanë paraqitur sekuenca filmike nga media e shkruar dhe ajo vizive, apo edhe kartelat personale për secilin për gjendjen shëndetësore gjatë shtrimit në spital, por edhe deklaratat e Berishës me data të sakta.
"Me këtë vepër penale Sali Berisha ka cenuar marrëdhëniet juridike që sigurojnë lirinë e dinjitetin tonë", thuhet më tej në këtë padi. Sipas tyre, "fyerja në adresën tonë është bërë në prezencën e më shumë njerëzve, që në shumë raste kanë qenë më shumë se 8 persona që kërkohen nga ligji, bile në mitingje ku kanë qenë me qindra e mijëra njerëz dhe fjalët fyese të shprehura nga shtetasi Sali Berisha janë dëgjuar në masë".
Rreth 200 opozitarë, mes tyre deputetë e simpatizantë të PS-së, e nisën një grevë urie në 30 prill 2010 dhe e mbyllën në 19 maj të po këtij viti. Ata hynë në grevë urie për të kërkuar nisjen e transparencës së zgjedhjeve të 28 qershorit përmes hapjes së kutive të fletëve të votimit. Pas 19 ditësh grevë urie, opozita ndërpreu grevën me nisjen e bisedimeve mes Ramës dhe Berishës në darkën e Strasburgut, në prani të komisionerit të Zgjerimit, Stefan Fyle. Greva e urisë e opozitës nuk arriti transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit 2009, as hapjen e kutive të materialeve zgjedhore.
(s.g/BalkanWeb)