E Shtunë, 31 Tetor 2026

Imami: Qeveria e ligjshme s'rrëzohet me demonstrata

TIRANE- Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami deklaron se qeveria e ligjshme nuk mund të rrëzohet me demonstrata dhe  paralajmëron se “do të mbajnë përgjegjësi politike e jo ligjore të gjithë ata që kanë lëshuar thirrje për mospërmbajtje". Në një konferencë për shtyp nga ambientet e ministrisë së Mbrojtjes, ku Imami prezantoi prioritetet për 2011, ka reaguar dhe ndaj demonstrastës të organizuar nga PS e aleatët e saj në opozitë e planifikuar të zhvillohet nesër nën moton “Sali dorëzo bllokun”.

"Kemi një qëndrim të qartë të shumicës parlamentare në këtë rast. ..Nuk mund të rrëzohet me demonstrata një qeveri e ligjshme. Cdo përpjekje në këtë drejtim do të ishte kthim prapa i vendit dhe padyshim që përgjegjësit do tu duhet të mbajnë përgjegjësi."- nënvizoi sot Imami duke iu referuar edhe "thirrjeve destabilizuese si ato të kryetarit të PS, apo e të tjerave figura minore që janë rreshtuar pranë tij që e kanë të pamundur, ose do ta kishin të pamundur që të përmbajnë qytetarët shqiptarë".

Sipas Imamit "Sigurisht përgjegjësia politike dhe jo vetëm politike për ata që nxjerrin njerëzit në rrugë qëndron tek ata që i udhëheqin." 

Partia Socialiste dhe aleatët e PS-së i kanë bërë thirrje të gjithë qytetarëve për tu bashkuar në protestën e nesërme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Në emër të opozitës së Bashkuar, Spartak Ngjela deklaroi sot se nesër do kërkohet tërheqja e qeverisë dhe zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme.

Nga ana e maxhorancës, kyeministri deklaron se Rama nuk do mund ta marre pushtetin me protesta, ndërsa LSI akuzon se Rama po kërkon të marrë pushtetin me dhunë. 
Një ditë më parë Partia Socialiste i dorëzoi policisë së Tiranës kërkesën për leje të këtij tubimi. PS i kërkon uniformave blu të garantojnë mbarëvajtjen dhe ecurinë normale të kësaj demonsatrate

(s.g/balkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Imami: Qeveria e ligjshme s'rrëzohet me demonstrata

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›