Athinë, shqiptari plagoset me armë zjarri në një lokal
ATHINE- Një shqiptar është plagosur mbrëmë në qendër të Athinës. Agjencia greke e lajmeve njofton se persona ende të paidentifikuar nga policia kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi të ulur në një nga lokalet në qendër të qytetit. Sipas dëshmisë së pronarit të objektit, dy persona janë vërejtur duke u larguar me vrap pas të shtënave. Shqiptari i plagosur, ende i paidentifikuar i cili pasi u qellua doli dhe u rrezua ne trotuar, u ndihmua nga disa qytetarë që ndodheshin aty pranë për tu dërguar në spital.
Media greke bën të ditur se policia ka nisur punën për hetimin e ngjarjes, ku një ndër pistat është dhe larje hesapesh.
(NEWS24/BalkanWeb)
Media greke bën të ditur se policia ka nisur punën për hetimin e ngjarjes, ku një ndër pistat është dhe larje hesapesh.
(NEWS24/BalkanWeb)