Shehu Ndertimet pa leje kush vonon pagesen penalizohet
Fatura financiare per objektet informale qe i kane kaluar te gjitha fazat e legalizimeve duhet te paguhen brenda 30 diteve. Keshtu ka pohuar ne nje interviste te dhene per gazeten Albania Ferdinand Shehu drejtor i Drejtorise Rajonale te Legalizimeve per qarkun e Tiranes. Une u bej thirrje te gjithe qytetareve qe te likuidojne menjehere faturen dhe te kene kujdes sepse nese nuk paguhet taksa e ndikimit ne infrastrukture brenda 30 diteve nga momenti qe dorezohet nisur nga ligji i pushtetit vendor poseduesi penalizohet me 25 te takses - ka theksuar Shehu. Ai ka pohuar se brenda javes qe vjen nga kjo drejtori do te dalin objekte te reja qe jane gati per tu legalizuar.
Ne cfare faze eshte aktualisht procesi i legalizimeve
ALUIZNI po ben nje pune kolosale ashtu dhe sic jeni te informuar i jane kaluar Keshillit te Ministrave per kalim pronesie nje numer i konsiderueshem dosjesh rreth 22 500. Mund te themi se fale punes intensive vete procesi ka hyre ne nje faze perfundimtare. Kjo faze konsiston ne dy drejtime po behet azhurnimi ne terren i atyre objekteve qe gjate azhurnimit total te bere mund te kene pasur nevoje per ndonje saktesim. Nga fillimi i shtatorit eshte bere krehja e disa zonave si i njesive bashkiake numer 1 2 3 4 5 dhe 8. Per arsye objektive ose subjektive ne matjet e para te subjekteve mund te mos jene gjetur personat qe posedojne objektet ose dhe mund te kete pasur nevoje per ndonje saktesim per pjeset e objektit te azhurnuar me pare. Gjithsesi e gjithe puna qe eshte zhvilluar pergjithesisht ne muajin shtator ka pasur si rezultat faktin qe ne te dalim ne perfundimin se per zonat 3 5 dhe 8 azhurnimi eshte perfunduar totalisht.
Kur do te behet azhurnimi i njesive te tjera bashkiake
Ne fund te javes qe vjen do te jene ne perfundim edhe zonat 1 2 dhe 4. Diten e hene do te filloje puna me pjesen tjeter te njesive bashkiake 6 7 dhe 11. Njesia Nr. 10 ka nje numer shume te vogel objektesh informale gjysma e te cilave jane azhurnuar dhe gjysma tjeter do te azhurnohen brenda muajit tetor. Qellimi kryesor i 32 grupeve te punes qe ne kemi ne terren eshte qe te jene prezente ne te gjitha objektet informale per te cilat qytetaret kane bere vetedeklarimet. Maksimumi deri ne mesin e muajit nentor ne kemi si qellim qe te perfundojme te gjithe dokumentacionin per objektet informale qe ndodhen ne qytetin e Tiranes.
Kur thoni do te perfundoje keni parasysh qe keto objekte do te jene gati per ne zyrat e regjistrimit te pasurive
Ketu flasim per nje perfundim azhurnimi dhe me pas fillojne procedurat e tjera ashtu sic jane te percaktuara ne ligj. Faza tjeter qe sot eshte shume intensive eshte kompletimi i dosjeve qe behet nga specialiste qe jane te ndare ne 11 grupe pune ketu ne Drejtorin Rajonale te ALUIZNI ne Tirane. Produkti i pare i dale nga keto grupe pune per te 11-te njesite bashkiake eshte lista e plote e 1800 qytetareve qe duhet te kryejne detyrimet financiare. Pra dosja e tyre eshte e perfunduar dhe pritet vetem likuidimi i fatures financiare nga ana e tyre. Pas likuidimit dosja merr rrugen per ne drejtimin e Zyres se Regjistrimit te Pasurive.
A ka limit kohor per likuidimin e fatures financiare
Une u bej thirrje te gjithe qytetareve qe te likuidojne menjehere faturen dhe te kene kujdes sepse nese nuk paguhet taksa e ndikimit ne infrastrukture brenda 30 diteve nga momenti kur dorezohet nisur nga ligji i pushtetit vendor poseduesi penalizohet me 25 te takses. Per pjesen tjeter te dosjeve eshte duke u punuar intensivisht nga grupet e punes. Per grupin tjeter te qytetareve do te kete nje njoftim pas nje jave. Ne kete menyre do te vazhdohet jave pas jave.
PROCESI
Qytetaret te presin VKM
Te gjithe qytetaret te cileve nuk u ka dale ende vendimi i Keshillit te Ministrave nuk duhet te kete shqetesim sepse dhe per ata po punohet paralelisht si me ata qe kane marre vendimin e KM. ALUIZNI duke bere nje pune zinxhir shpreson qe ne nje kohe rekord te arrije ta mbylle kete proces gjigant. Te arrije drejt numrit zero te dosjeve ne Drejtorine Rajonale te ALUIZNI-t te Tiranes.
BONO
Limitet e kompensimit
E theksoj se pagesat e faturave mund te behen dhe me bono privatizimi. Kjo per ata qytetare qe jane posedues te tyre. Kjo forme pagese nuk ka asnje limit kohor. Cdo fature per cdo dosje eshte e kompletuar me bono privatizimi dhe me vleren qe i takon qe te paguhet ne leke. Ndersa kompensimi per ata qe faturen e kane paguar vetem me leke dhe deshirojne qe ta zevendesojne pjesen qe u takon sipas ligjit me bono privatizimi ka pasur afat deri ne qershor per te bere kerkesen per te terhequr kompensimin. Cdo veprim ka procedurat e tij ligjore dhe mbi ligjet aktuale do te veprohet dhe me bonot.
30 Shtator 2010