Ish-Presidenti Moisiu rrëfen planet ushtarake të Shqipërisë, gjatë krizave të Ballkanit

Në një intervistë ekskluzive në Mazarko Podcast, një ish-presidenti i Shqipërisë ka rrëfyer prapaskenat e përgatitjeve ushtarake të vendit gjatë krizës së Kosovës, në vitet ’90, si dhe skenarët e mundshme të përballjes me fqinjët, përfshirë Greqinë dhe ish-Jugosllavinë.
Sipas rrëfimit, në prag të luftës në Kosovë, Shqipëria kishte në dispozicion një plan të detajuar mobilizimi, me kapacitet për të vendosur në armë deri në 500 mijë persona. “Në çdo rast lufte, strukturat e ushtrisë mobilizoheshin dhe kishin të parashikuara baza rezerviste, municion dhe armatime”, u shpreh ai.
/rtsh.al/